Politike

Akuzat për shantazh, Kryemadhi s’i ndahet Gjonajt: Mos na bëj si Virgjëreshë

8 Shkurt 2019, 12:20 Nga DOSJA
Akuzat për shantazh, Kryemadhi s’i ndahet Gjonajt: Mos na bëj si

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste Për Integrim, Monika Kryemadhi ka takuar mëngjesin e sotëm në selinë e partisë disa nga ambasadorët e BE-së. Kryemadhi iu përgjigj deklaratës së ministres Etilda Gjonaj, e cila tha dje se kryetarja e LSI-së po e shantazhonte.

Ne nuk e shantazhojmë Etilda Gjonajn, por ajo nuk duhet të marrë pozicionin e virgjëreshës. Nëse një shqiptar harxhon vite për të fituar të drejtën në gjyq për t’u kthyer në vendin e punës, bashkëshorti i saj u kthye me një gjyq që u bë brenda një jave. Nuk mund të kenë shqiptarët një tjetër standard për burrin e Etildës dhe tjetër për shqiptarët.

Kryemadhi foli edhe për punën e KPK-së, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe tha se Reforma në Drejtësi nuk mund të ketë dy standarte.

Reforma në drejtësi nuk mund të ketë dy standarde, për bashkëshortin e Donika Prelës nuk ka problem që nuk ka paguar tatimet ndërsa për një prokuror tjetër duhet të dëshmojë që kushëriri i saj ka paguar tatimet në Itali

Kryemadhi foli edhe për protestën e opozitës dhe tha se përgatitjet po vazhdojnë në dakordësi të plotë me PD.

“I kemi rënë Shqipërisë rreth e qark për protestën dhe jemi në rakordim të plotë me Partinë Demokratike”.-u shpreh kryetarja e LSI.

Si nisi përplasja?

Ditën e djeshme në Parlament, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, tha se ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka ushtuar presion mbi gjyqtarët dhe prokurorët lidhur me hetimet për zyrtarët e arrestuar për abuzime me tenderat në Ministrinë e Drejtësisë. (Lexo këtu)

Kryemadhi tha se bashkëshorti i ministres Gjonaj është i lidhur me bandën e Ervis Martinajt. Përgjigjia e parë nga Gjonaj erdhi pasditen e djeshme, ku ministrja tha se i shoqi nuk ka asnjë lidhje me bandat dhe se sulmet e Kryemadhit janë politike. (Lexo këtu)

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arrestimet e zyrtareve te md etilda gjonaj monika kryemadhi reforma ne drejtesi arrestimet e zyrtareve te md etilda gjonaj monika kryemadhi reforma ne drejtesi

Sondazh

Poll

Politike 8 Shkurt 2019, 11:21

Darka e gabuar e Ramës në Prishtinë

Një intervistë e sinqertë e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj për emisionin “T7” ka nxjerrë në pah disa të vërteta që Edi Rama mundohet ti’a mbajë të fs...