Politike

Kryeprokurorja Marku pret në zyrë ‘gruan e hekurt’ që burgosi kryeministrin e Kroacisë

7 Shkurt 2019, 18:16 Nga DOSJA
Kryeprokurorja Marku pret në zyrë ‘gruan e hekurt’ që

Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku ka pritur sot në zyrën e saj prokuroren kroate, Tamar Laptosh. Laptosh, e cila njihet si ‘gruaja e hekurt’ që çoi pas hekurave kryeministrin e Kroacisë, Ivo Sanader erdhi në Tiranë për të biseduar për përzgjedhjen e anëtarëve të SPAK (prokuroria e posaçme).

Prokurorja kroate do të qëndrojë dy vjet në Shqipëri dhe gjatë kësaj periudhe ajo do të bashkëpunojë duke dhënë eksperiencën e saj në hetimin e korrupsionit tek zyrtarët e lartë.

Deri tani kanë aplikuar 15 prokurorë për t’u bërë pjesë e SPAK. Afati i fundit për të plotësuar të gjithë listën e kandidatëve që duan të bëhen pjesë e Prokurorisë së Posaçme ishte data 7 shkurt, por me një njoftim nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë ky afat u shty deri më 21 shkurt.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arta marku gruaja e hekurt ivo sanader keshilli i larte i prokurorise prokuroria e posacme prokurorja kroate tamar laptosh spak arta marku gruaja e hekurt ivo sanader keshilli i larte i prokurorise prokuroria e posacme prokurorja kroate tamar laptosh spak

Sondazh

Poll