Politike

Basha në Kukës: Do rihapim universitetin, s’do ketë më tarifë për Rrugën e Kombit (VD)

8 Shkurt 2019, 10:52 Nga DOSJA
Basha në Kukës: Do rihapim universitetin, s’do ketë më

KUKËS– Kryedemokrati Lulzim Basha e ka vijuar turin e takimeve me qytetarët sot në Kukës. Basha ka takuar demokratët e Kukësit dhe iu ka dhënë fjalën se PD do të heqë tarifën e vendosur për kalimin tek Rruga e Kombit sapo të marrë pushtetin.

Edi Rama me Kukësin ka ndjekur politikë spastrimi dhe zbrazje. Ky është njeriu që na hiqet si patriot i madh, por e ka shprehur i pari, a ka mundësi me e heq Kukësin e me ja çu Kosovës që të mos kemi votën e kuksianëve. Ai e di që nuk e ka mbështetjen e kuksianëve dhe qëllimi i tij ishte zbrazja e Kukësit. Për t’i larguar nga shtëpitë e tyre, Kukësi ka shkallën më të lartë të emigracioni në të gjithë Shqoipërinë. Masat që ka marrë, vendosja e traut, heqja e Universitetit, mbytja dhe shkatërrimi i biznesit, ka goditur Kukësin dhe gjithë Shqipërinë.Zotohem para jush, cdo padrejtësi që Edi Rama ka bërë kundër kuksianëve, ju premtoj që do ta zhbëjnë që në javët tona të para në pushtet. Duke nisur me anulimin e traut që ka vënë për t’ju ndarë nga pjesa tjetër e Shqipërisë. Do të zerojmë taksën. Ju e arritët një sukses dhe i treguat rrugën se si komunikohet me Edi Ramën.

Basha iu premtoi banorëve se qeveria demokrate do të rihapë Universitetin e Kukësit për të parandaluar largimin e të rinjve nga qyteti.

Një nga hapat kryesore në këtë drejtim do të jetë rihapja e Universitetit të Kukësit, bijtë dhe bijat tuaja do t’i shkolloni këtu, por ne do të subvencionojmë praninë e pedagogëve që këtu të ketë qendër e kërkimit shkencor do të marrim përvojën më të mirë gjermane dhe gjermanët i kemi në krah.

Partia Demokratike ka paralajmëruar protestë popullore më 16 shkurt. Kryetari Lulzim Basha, apeloi disa ditë më parë në Kuvend që qeveria të largohet për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme. PD dhe aleatët kërkojnë rrëzimin e qeverisë Rama 2, krijimin e një qeverie tranzitore e cila do të organizojë zgjedhjet qendrore dhe ato lokale.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike demokratet e kukesit largimi i te rinjve lulzim basha tarifa e rruges se kombit universiteti i kukesit demokratet e kukesit largimi i te rinjve lulzim basha tarifa e rruges se kombit universiteti i kukesit

Sondazh

Poll