Politike

Përplasja/ Kryemadhi: Mos bëj si virgjëreshë. Gjonaj: Sulm politik për abuzimet me tenderat e Ministrisë

8 Shkurt 2019, 11:44 Nga DOSJA
Përplasja/ Kryemadhi: Mos bëj si virgjëreshë. Gjonaj: Sulm

TIRANË- Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka dalë në një deklaratë për mediat pas akuzave të kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi.

Gjonaj ka thënë se sulmet e Kryemadhit vijnë pas arrestimit të zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë, të cilët akuzohen për abuzime me tenderat gjatë viteve 2016-2017.

Ministrja e Drejtësisë tha se prokuroria duhet të vijojë dhe të thellojë hetimet për tenderat e kësaj ministrie, për të zbardhur deri në fund të vërtetën.

Jemi vënë nën shënjestrën e një sulmi të njohur të opozitës. Kryemadhi, në garë me liderët e opozitës për shpifje më ka sulmuar familjarisht pas arrestimeve të një grupi personash që dyshohen se janë përgjegjës për një sërë shkeljesh në MD. Arrestimet janë bërë nga prokuroria pas një sërë inspektimesh të brendshme mbi procedura skandaloze tenderimesh kanë mjaftuar që Kryemadhi të lëshohet me shantazhime drejt meje dhe familjes sime. S’jam këtu për t’i kthyer përgjigje Kryemadhit, por të them se nuk më ndalin dot të bëj punën time me përkushtim. Procedurat e tenderimeve në Ministri gjatë 2016-2017 kanë qenë abuzive. Unë jam e vendosur të mbështes prokurorinë në luftën kundër korrupsionit. Inkurajoj prokurorinë të vijoj hetimet. Sulmi ndaj meje, s’është rrufe në qiell të hapur. Unë u sulmova për t’u sulmuar drejtësia. Në përgjigjie të këtij sulmi që me siguri nuk do të ndalet, unë i bëj thirrje prokurorisë të thellojë hetimet. Kush ka përgjegjësi ta mbajë atë sipas ligjit. Prokuroria të mos intimidohet. Procedura e ndjekur për tenderat dhe atë të byzylykëve që janë kthyer në gangrenë duhen zbardhur deri në fund. Shpifjet dhe thirrjet nuk ndihmojnë procesin. Ofensiva e opozitës s’është rastësore, por lidhet me ato që dihen dhe qëndrimin e opozitës ndaj Reformës në Drejtësi. Ligji i njëjtë për këdo në çdo moment.

Më herët gjatë ditës së sotme, në një takim të zhvilluar me ambasadorët e vendeve të BE-së, Monika Kryemadhi, në një prononcim për mediat tha se nuk e ka shantazhuar Gjonajn, prandaj ajo të mos bëjë rolin e virgjerëshës.

Ne nuk e shantazhojmë Etilda Gjonajn, por ajo nuk duhet të marrë pozicionin e virgjëreshës. Nëse një shqiptar harxhon vite për të fituar të drejtën në gjyq për t’u kthyer në vendin e punës, bashkëshorti i saj u kthye me një gjyq që u bë brenda një jave. Nuk mund të kenë shqiptarët një tjetër standard për burrin e Etildës dhe tjetër për shqiptarët. Reforma në drejtësi nuk mund të ketë dy standarde, për bashkëshortin e Donika Prelës nuk ka problem që nuk ka paguar tatimet ndërsa për një prokuror tjetër duhet të dëshmojë që kushëriri i saj ka paguar tatimet në Itali.

Si nisi përplasja?

Ditën e djeshme në Parlament, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, tha se ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka ushtuar presion mbi gjyqtarët dhe prokurorët lidhur me hetimet për zyrtarët e arrestuar për abuzime me tenderat në Ministrinë e Drejtësisë. (Lexo këtu)

Kryemadhi tha se bashkëshorti i ministres Gjonaj është i lidhur me bandën e Ervis Martinajt. Përgjigjia e parë nga Gjonaj erdhi pasditen e djeshme, ku ministrja tha se i shoqi nuk ka asnjë lidhje me bandat dhe se sulmet e Kryemadhit janë politike. (Lexo këtu)

(F.g/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike abuzime me tenderat arrestimet e zyrtareve te lsi etilda gjonaj monika kryemadhi abuzime me tenderat arrestimet e zyrtareve te lsi etilda gjonaj monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Politike 8 Shkurt 2019, 11:21

Darka e gabuar e Ramës në Prishtinë

Një intervistë e sinqertë e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj për emisionin “T7” ka nxjerrë në pah disa të vërteta që Edi Rama mundohet ti’a mbajë të fs...