Politike

“Basha u kërcënua për marrëveshjen”, Kryetarja e LSI sqaron prapaskenat: S’ka 17 maj të dytë

7 Shkurt 2019, 21:36 Nga DOSJA
“Basha u kërcënua për marrëveshjen”, Kryetarja e

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin e sotëm “Të paekspozuarit” në News24, ka folur lidhur me protestën e opozitës që është paralajmëruar se do të zhvillohet më 16 shkurt. Kryemadhi u shpreh se opozita është me e vendosur se kurrë dhe se ka një axhendë të qartë që do formalizohet hap pas hapi.

Shumë zëra aludojnë se do të ketë një çadër të dytë për t’i dhënë zgjidhje krizës aktuale politike, ose një marrëveshje të ngjashme me atë të 17 Majit Rama-Basha që shqiptarët të votojnë në 30 qershor, por kryetarja e LSI, Monika Krymadhi i ka hedhur poshtë këto zëra teksa në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka deklaruar se opozita ende nuk ka e marrë vendimin final por 99.9% s’hyn në zgjedhje me Ramën.

Ndërsa, duke u nisur nga përgjimet e dala në disa raste të zyrtarëve dhe të lartë, Kryemadhi tha se qeveria është e kapur në flagrancë.

Provat që dhatë nuk janë prova të opozitës, janë prova të prokurorisë që kanë ardhur nga përgjimet. Bisedat telefonike përveç trafikut të drogës zbardhën dhe një grup shitblerje votash në PS. Dosja 339 që janë përgjimet e zgjedhjeve në 2016 në Dibër, që nuk kanë dalë ende se janë mijëra orë. Kambanën e alarmit e jep VOA, që kryeministri e quajti kazan, por kryetari i bordit të VOA-s është sekretar shteti. Vijmë tek opozita, që thua një opozitë në epruvetë, e nisi kështu-ashtu. Nuk është një eksperiment, është një opozitë që 15 muaj ka bërë denoncime shumë të rënda”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI shtoi më tej se kryedemokrati Basha është kërcënuar për të bërë një marrëveshje më 17 maj 2017.

Kemi dhe rastin kur opozita thotë do e bëj këtë gjë dhe nuk e bën. Sot më shumë se kurrë opozita është me qartë se çfarë do bëjë. Çadra e bëri funksionin e saj. E uli Edi Ramën në tavolinë, e tërhoqi. Erdhi Rama lëshoi 5 ministra. Ku bëri gabime Lul Basha, hajde ta diskutojmë. Po a jemi ne të vetëdijshëm që Lul Basha u kërcënua për të bërë marrëveshje?”,  u shpreh kryetarja e LSI-së.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha marreveshja e 17 majit monika kryemadhi protesta e 16 shkurtit lulzim basha marreveshja e 17 majit monika kryemadhi protesta e 16 shkurtit

Sondazh

Poll