Politike

Bashkëshorti i deputetes së PS-së, Bledar Valikaj bëhet prokuror, vendimi i gjykatës

7 Shkurt 2019, 18:30 Nga DOSJA
Bashkëshorti i deputetes së PS-së, Bledar Valikaj bëhet

Bashkëshorti i deputetes së PS, Ermonela Felaj, ka fituar të drejtën për t’u bërë prokuror. Shqiptarja.com shkruan se Valikaj i është drejtuar Gjykatës Administrative në Tiranë për të kundërshtuar vendimin e ish-presidentit Bujar Nishani. Në 2015-n Nishani refuzoi ta dekretojë burrin e Felajt nga oficer të Policisë Gjyqësore në Prokuror.

Sipas të njëjtës medie më 6 shkurt 2019 gjykata administrative e Apelit ka lënë në fuqi vendimin nr. 2547, datë 23.05.2016 të Gjykatës Administrative të Shkalles së Parë Tiranë, me saktësimin e pikës 3 të pjesës urdhëruese të vendimit, në këtë mënyrë detyrimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë të bëje emërimin si prokuror të paditësit Bledar Valikaj.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bledar valikaj bujar nishani ermonela felaj valikaj behet prokuror bledar valikaj bujar nishani ermonela felaj valikaj behet prokuror

Sondazh

Poll