Dita Kombëtare e Suedisë, Meta letër Mbretit XVI Gustaf: Jeni vend kampion i demokracisë dhe të drejtave të njeriut
6 Qershor 2020, 09:20Nga DOSJA
TIRANË– Presidenti i Shqipëris, Ilir Meta ditën e sotme i ka dërguar një letër urimi Mbretit suedez Carl XVI Gustaf, në Ditën Kombëtare të Suedisë.
Në letrën e tij drejtuar Mbretit suedez, Meta shprehet se Suedia është vendi kampion i demokracisë dhe të drejtave të njeriut, ndërsa i përcjell mbretit suedez në emër të Shqipërisë urimet më të sinqerta.
“Më lejoni që me rastin e Ditës Kombëtare të Suedisë t’Ju përcjell edhe në emër të popullit shqiptar, urimet më të sinqerta e të ngrohta! Kam kënaqësinë t’i shpreh Familjes Mbretërore dhe të gjithë qytetarë suedezë urimet e mia më të përzemërta në këtë ditë kaq të rëndësishme për Suedinë.”- ka shkruar Meta në letër.
Postimi i plotë:
Sot është Dita Kombëtare e Suedisë, një vendi kampion të demokracisë dhe të drejtave të njeriut në botë. Ndaj bashkë me urimin zyrtar për Madhërinë e Tij, Carl XVI Gustav, dua të shpreh urimet më të mira për të gjithë bashkëkombasit tanë, të cilët jetojnë në këtë vend si qytetarë të denjë dhe janë faktor i rëndësishëm për forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit midis vendeve e popujve tanë. Ne jemi të lumtur që shumë prej tyre kanë arritur majat e suksesit në këtë vend në të gjitha fushat. Dhe kjo vetëm falë mundësive që ofron demokracia e vërtetë. Madhëria Juaj, Mbreti Carl XVI Gustaf,
Më lejoni që me rastin e Ditës Kombëtare të Suedisë t’Ju përcjell edhe në emër të popullit shqiptar, urimet më të sinqerta e të ngrohta! Kam kënaqësinë t’i shpreh Familjes Mbretërore dhe të gjithë qytetarë suedezë urimet e mia më të përzemërta në këtë ditë kaq të rëndësishme për Suedinë. Duke përfituar nga ky rast shpreh vlerësimin për marrëdhëniet miqësore dhe kahershme mes Suedisë dhe Republikës së Shqipërisë. Jam i bindur se në saje të vullnetit dhe vendosmërisë sonë të përbashkët, kjo miqësi do të vazhdojë të rritet e të forcohet edhe më tej në ardhmen. Madhëria Juaj,
Teksa pandemia COVID-19 ka goditur mbarë botën dhe vendet tona, uroj që së bashku me veprime të mirëmenduara e bashkërenduara, me mençuri dhe force do ta kapërcejmë këtë situatë, do të rikthehemi në normalitetin e jetës së përditshme dhe do të kemi një të ardhme më të mirë për të gjithë. Duke përsëritur urimet e mia më të mira për shëndetin tuaj si dhe begatinë e Suedisë, ju lutem Madhëri pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë!
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e të infektuarve me koronavirus në Shqipëri. Gjatë 24-orëve të fundit janë kryer 253 testime, nga...
TIRANË– Dosja me 8 persona të proceduar për televizionet kabllore, ku të përfshirë dyshohet se ishin edhe anëtarët e AMA-s i ka kaluar për hetime SPAK-ut. ...
KUKËS– Policia e Shtetit ka zhvilluar një aksion kundër kultivimit të bimëve narkotike, duke marrë në monitorim zonat e thella pyjore në vend. Më drone dhe...
Tiranë– Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al, Shqiptarja.com, Faxweb.al dhe Abc news kanë në faqe të parë...
FUSHË-ARRËZ- Përjashtohet nga Policia, Izmir Duraku. Largimi i tij përgjithmonë nga Policia e Shtetit ka ardhur me urdhër nga kryepolici, Ardi Veliu. ...
KRUJË– Vrasja e dyfshitë e vëllezërve Bardhi ka tronditur qytetin e Krujës. Ditën e djeshme, Dosja.al publikoi detaje nga përplasjet që viktimat dhe autori...
TIRANË- E ftuar në “Provokacija” me Mustafa Nanon, pedagogia dhe aktivistja Iris Luarasi foli mes të tjerash për çështjen e përdhunimit të 15-vje&cc...
TIRANË– Shqipëria ka filluar të presë vizitorët e parë në vend, edhe pse kufiri ende nuk është hapur nga të gjitha vendet pas pandemisë së koronavirusit.Mi...
TIRANË– Shefi i Policisë së Fushë-Arrëzit, Izmir Duraku është arrestuar nga kolegët e tij mbrëmjen e djeshme pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një...