Aktualitet

Trafiku i arabëve, Gjykata jep masat për ish-drejtoreshën e Imigracionit dhe dy ish-policët (VENDIMI)

6 Qershor 2020, 09:47 Nga DOSJA
Trafiku i arabëve, Gjykata jep masat për ish-drejtoreshën e

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka dhënë masën për efektivët e Drejtorisë së Kufirit Tiranë, të cilët ndihmuan trafikun e paligjshëm të arabëve në vendin tonë. Mësohet se gjykata ka vendosur detyrim paraqitje dhe heqjen e lëvizjes jashtë vendit për Suela Kaçabanin, e cila motra e drejtoreshës së Kufirit në Policinë e Shtetit, Enkeleda Toksaj.

Ndërsa për këtë të fundit është vendosur pezullim nga detyra. E njëjta masë është vendosur edhe për Altin Hasanin, Besnik Zela, Albana Metko, të tre shefa sektori dhe Adelina Litën, specialiste. Për pakistanezin Salim el Cheikh Joussef u vendos t’i ndalohej dalja jashtë vendit.

Drejtoresha e Kufirit dhe Emigracionit, Enkeleda Toska, u arrestua pak ditë më parë së bashku me 4 zyrtarë të tjerë të Emigracionit. Nëpërmjet kompanive konsulente, ata mundësonin ardhjen në Shqipëri në mënyrë të organizuar të personave me origjinë nga Lindja e Mesme ose vendet të Afrikës Veriore, për t’i kaluar më pas ilegalisht drejt vendeve të BE. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet enkelejeda toska trafiku i arabëve enkelejeda toska trafiku i arabëve

Sondazh

Poll