Aktualitet

Pas Tiranës, marshim edhe në Korçë e Sarandë “Për fëmijërinë e Vjedhur”: Forconi dënimin për përdhunuesit

6 Qershor 2020, 11:14 Nga DOSJA
Pas Tiranës, marshim edhe në Korçë e Sarandë

KORÇË-Rasti i rëndë i abuzimit  seksual me të 15-vjeçaren në Babrru, nga roja i shkollës ku ajo arsimohej, ka shkaktuar reagime të forta qytetare dhe tubime jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

Ndërkohë ditën e sotme janë mbajtur protesta në Korçë dhe në Sarandë, ku mësohet se qytetarët kanë dënuar me forcë dhe kanë marshuar kundër këtyre fenomeneve. Në këtë mënyrë ata kanë kërkuar  forcimin e dënimit për abuzuesit.

Me moton e njëjtë si në Kryeqytet “Për Fëmijërinë e Vjedhur”, qytetarët në Korçë kanë dalë në protestë në sheshin e qytetit, ku vajzat dhe gratë kanë mbajtur pankarta në duar.

Gjithashtu edhe në Sarandë qytetarët kanë marshuar në “Sheshin Nënë Tereza” . Janë parë nëna me fëmijë, të rinj e të reja dhe qindra qytetarë të tjerë për të ti thënë “Stop abuzimit, për fëmijërinë e humbur.”

Në të dy qytetet ka qenë një protestë paqësore  për një të ardhme të sigurt për, vajzat, motrat dhe të  gjitha nënat shqiptare.

Dy ditë më parë,  për dy orë rresht, qytetarë dhe personazhë publikë dolën në shesh dhe protestuan kundër abuzimit seksual ndaj fëmijëve. Me pankarta të shumta, protestuesit marshuan nga sheshi “Nënë Tereza”, tek sheshi “Skënderbej” dhe më pas u ndalën para Ministrisë së Arsimit me thirrjet: Ministria e turpit! Mes protestuesve kishte VIP-a si: Arbana Osmani, Xhemi Shehu, Ilda Bejleri, Fjoralba Ponari, Jonida Shehu, Nevina Shtylla, Oriola Marashi, Lori Hoxha, Armina Mevlani, Rudina Hajdari, Grida Duma, etj.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet per femijerine e vjedhur per femijerine e vjedhur

Sondazh

Poll