Aktualitet

Ligji për kriptomonedhat jehonë në mediat e huaja: Shqipëria, epiqendra e re europiane e teknologjisë “Blockchain”

6 Qershor 2020, 11:57 Nga DOSJA
Ligji për kriptomonedhat jehonë në mediat e huaja:

TIRANË– Mediat e huaja kanë shkruar pozitivisht për ligjin e kriptmonedhave që ka vendosur Shqipëria.  Faqja e huaj “Cointelegraph” ka shkruar për  vendin tonë se jemi vendi i  tretë në Europë që ka një ligj të posaçëm që rregullon tregun e kritomonedhave, duke e vendosur atë në krye të vendeve që udhëheqin këtë lloj teknologjie, bashkë me Francën dhe Maltën.

“Parlamenti i Shqipërisë nënshkroi një projekt-ligj në seancën plenare të 21 majit për kriptomonedhat.  Ligji, “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë blockchain” u shfaq për herë të parë para Komitetit të Ekonomisë në Tetor 2019 dhe u miratua më 21 maj me 88 vota pro, 16 kundër dhe 3 abstenime. Paraqitur nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë në Shqipëri, legjislacioni synon të rregullojë kushtet për licencimin e të gjitha aktiviteteve të kriptove në vend. Ligji synon të monitorojë të gjithë infrastrukturën ku operon teknologjia DLT.”- kështu shkruan Cointelegraph.

Teknologjia “blockchain” dhe kriptomonedhat cilësohen sot si revolucioni i Shekullit XXI, pasi në shumë shtete të botës përdorimi i tyre shihet si një trend pozitiv. Në fund të majit, Shqipëria u bë vendi i tretë në Europë që ka një ligj të posaçëm që rregullon tregun e kritomonedhave, duke e vendosur atë në krye të vendeve që udhëheqin këtë lloj teknologjie, bashkë me Francën dhe Maltën.

Ky ligj i miratuar nga Parlamenti shqiptar, ka ngjallur një interes të madh në komunitetin ndërkombëtar të kriptomonedhave dhe të apasionuarve pas teknologjisë “blockchain”. Mediat më të rëndësishme ndërkombëtare, që mbulojnë fushën e kriptomonedhave, e kanë vlerësuar me nota shumë pozitive nismën ligjore të Shqipërisë.

Cointelegraph i ka bërë jehonë këtij lajmi për miratimin e ligjit shqiptar, ku shkruan se Shqipëria  ka miratuar ligjin më të kompletuar në Europë për kriptomonedhat. Në artikullin e saj, Cointelegraph ndalet gjithashtu në disa aspekte të rëndësishme të ligjit, siç janë rregullimi tërësor i të gjitha llojeve të aseteve virtuale, por gjithashtu edhe tek adresimi i rreziqeve të skemave mashtruese, si dhe parandalimit të pastrimit të parave, për të cilat shprehet se “ligji në fjalë i adreson në mënyrë të përshtatshme, duke parashikuar monitorim të rreptë dhe gjoba të rënda”.

Përveç Cointelegraph edhe disa media të tjera të huaja kanë shkruar për këtë ligj që ka vendosur vendi ynë.

CoinGeek, thotë shkruan se Shqipëria synon të kthehet në një “Hub” (epiqendër) Europian të kriptomonedhave dhe teknologjisë “blockchain” në tërësi. Masat e parashikuara në ligj për adresimin e risqeve që vijnë nga përdorimi i këtyre monedhave virtuale, vlerësohen në mënyrë pozitive edhe nga CoinGeek.

Gjithastu edhe Finance Magnates, ka shkruar se të paturit e një mjedisi rregullator të qartë dhe të sigurt do ta bëjë Shqipërinë mjaft tërheqëse në thithjen e investimeve në këtë sektor, dhe kësisoj mund ta shndërrojë atë në epiqendrën e re Europiane të kriptomonedhave.

BitFinance raporton se nëpërmjet kësaj pakete ligjore, Shqipëria shndërrohet në vendin me rregullimin më gjithëpërfshirës të kriptomonedhave në të gjithë globin.

Megjithatë përtej këtyre mediave, ka shkruar edhe Affari Italiani, një nga të përditshmet më të vjetra online të Italisë, ku thotë se këtë ligj Shqipëria është shndërruar në kryeqendrën Europiane të teknologjisë “blockchain” dhe i bën thirrje autoriteteve italiane ta konsiderojnë zbatimin e nje rregullimi ligjor të ngjashëm, në mënyrë që të përftojnë të gjitha benefitet që rrjedhin prej kësaj teknologjie.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet blockchain ligji për kriptomonedhat blockchain ligji për kriptomonedhat

Sondazh

Poll