Aktualitet

Rrezikoi mbytjen në Palasë, miku i kryeministit Rama ia hodhi ‘për një fije’, e merr me sportivitet momentin fatal: Isht

6 Qershor 2020, 11:12 Nga DOSJA
Rrezikoi mbytjen në Palasë, miku i kryeministit Rama ia hodhi

VLORË– Vjen reagimi i parë nga kritiku italian i artit, Vittorio Sgarbi, i cili rrezikoi jetën teksa bënte plazh në Palasë. Në një video të publikuar nga Report Tv, fillimisht kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli ka sqaruar se italiani është në gjendje të mirë dhe i është rikthyer eksplorimit të Shqipërisë.

“Jam me Vittorio Sgarbi, gëzon shëndet të plotë sapo kemi vizituar Tepelënën dhe po shkojmë në Berat,”-thotë ai në video.

Më pas, kamera kalon tek Sgarbi, i cili duket se e ka marrë me sportivitet ngjarjen, duke e cilësuar si një pagëzim shqiptar.

 

“Çdo gjë ok, jam mirë. Momenti më i mirë ka qenë kur u zhyta në ato dallgë të mrekullueshme që për pak më morën me vete, por dola më i fortë se më parë. Vajza ime më shpëtoi. më nxorri nga uji, ka qenë një pagëzim shqiptar,“- tha Vittorio Sgarbi.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme. Vitorio Sgarbi është zhdukur për disa minuta në mes të detit në Palasë por që është nxjerrë nga vajza dhe rojet bregdetare. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vittorio sgarbi vittorio sgarbi ne shqiperi vittorio sgarbi vittorio sgarbi ne shqiperi

Sondazh

Poll