Aktualitet

U ngacmua nga polici Duraku, si i kërkoi NDIHMË kryeministrit mbesa e Martin Camajt, Rama i ktheu përgjigje shkurt: Ti mëso

6 Qershor 2020, 10:30 Nga DOSJA
U ngacmua nga polici Duraku, si i kërkoi NDIHMË kryeministrit mbesa e

TIRANË– Policia e Shtetit ka përjashtuar sot nga radhët e efektiëve, shefin e Postës Policore të Fushë Arrëzit, Izmir Durakun. Edhe pse emri i tij qarkullonte prej kohës si abuzues, u dësh që rasti të publikohej në televizion që të merrej një vendim për të dhe të arrestohej.

Dijeni për të ka pasur edhe kryeministri Edi Rama, i cili është njoftuar nga vetë e prekura, Vera Camaj. Mbesa e shkrimtarit të njohur, Martin Camaj, disa vite më parë i ka dërguar një mesazh kreut të qeverisë ku edhe i sqaronte problemin e saj.

“Jam e dhunuar, pa shtëpi dhe shefi i Policisë Izmir Duraku në momentin që i kam kërkuar ndihmë më ka thënë martohemi bashkë,”-është shprehur Camaj, duke sqaruar se çfarë i kishte shkruar Ramës.

Sipas saj, kryeministri i është përgjigjur të mësojë gjuhën shqipe dhe se nuk e kishte kuptuar çfarë kishte shkuar.

“Ti mëso shqip njëherë dhe pastaj bëj thirje se nuk merresh vesh cfarë po thua edhe jo të thërrasësh’ është mesazhi që më çoi Rama.” u shpreh Camaj.

Duraku akuzohet edhe pwr dhunimin e njw të miture. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në vitin 2015, por është kallëzuar së fundmi nga vajza, në prani dhe të një psikologu. Rasti pritet të publikohet mbrëmjen e sotme në “Dua të të bëj të lumtur!”

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama izmir duraku vera camaj edi rama izmir duraku vera camaj

Sondazh

Poll