Aktualitet

Dronë dhe mbi 60 policë/ Kukës, Has e Tropojë- kontrolle për kanabis, gjenden fidanë në gota. Dy në pranga

6 Qershor 2020, 08:28 Nga DOSJA
Dronë dhe mbi 60 policë/ Kukës, Has e Tropojë- kontrolle

KUKËS– Policia e Shtetit ka zhvilluar një aksion kundër kultivimit të bimëve narkotike, duke marrë në monitorim zonat e thella pyjore në vend. Më drone dhe me mbi 60 punonjës janë kontrolluar disa zonë në Kukës, Has, e Tropojë.

Gjatë kontrolleve, në fshatin Papaj në Tropojë u gjetën disa fidanë të vendosur në gota plastike dhe gati për t’u mbjellë dhe si pasojë u arrestuan: E.D., dhe S.D., identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije.

Ndërkohë në hetim është marrë kryetari i fshatit Papaj me iniciale B.H., dhe inspektori i Pyjeve, F.M. Të dy akuzohen për moskallëzim krimi dhe shpërdorim detyre.

NJOFTIMI I PLOTË:

Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Dronë për monitorimin e zonave të thella e pyjore.

Gjatë kontrollit të territorit të angazhuar mbi 60 punonjës policie dhe dy dronë. Dy dronë po kontrollojne zonat e thella malore dhe deri tani nuk janë evidentuar raste të tentativës për kultivim të kanabisit. Kontrollet kanë vijuar dhe nga toka ku 60 punonjës të policisë po vijojnë kontrollin në Kukës, Has, e Tropojë.

Gjatë kontrollit nga punonjësit e policisë në zonën e fshatit Papaj, Tropojë, në një zonë të pyllëzuar u evidentuan fidanë të dyshuar kanabis sativa, në tentativë për ti kultivuar. Në lidhje me këtë rast u ushtrua kontroll në banesën e shtetasve E.D., dhe S.D., si autor të dyshuar, ku gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre u gjetën fidanë në gota plastike në tentativë për t’i kultivuar.

Keta dy shtetas u shpallën në kërkim policior dhe vijon puna për kapjen e tyre. Po në lidhje me këtë rast u proceduan në gjendje të lirë, kryetari i fshatit Papaj, shtetasi B.H., dhe Inspektori i Pyjeve F.M., për veprat penale “Moskallzimi i krimit” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë duke kontrolluar çdo cep të territorit dhe në zonat më të largëta falë përdorimit të flotës së dronëve apo helikopterëve.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kultivimi i kanabisit policia e shtetit kultivimi i kanabisit policia e shtetit

Sondazh

Poll