Aktualitet

‘Arrestohet vëllai i kryebashkiakut të Mallakastrës’/ Pranga dy personave për kultivim kanabisi, çfarë denonco

6 Qershor 2020, 08:04 Nga DOSJA
‘Arrestohet vëllai i kryebashkiakut të Mallakastrës’/

MALLAKASTËR– Policia e Shtetit ka arrestuar dy persona, të cilët akuzohen se kultivonin lëndë narkotike në zonën e Çorrushit, Mallakastër. Pas kontrolleve me dron nga ajri, Policia konstatoi drogën duke zbritur në terren për të prangosur përgjegjësit.

Në njoftimin zyrtar nuk janë bërë të ditur emrat e tyre po vetëm iniciale, kështu që është mësuar se në prangat e Policisë kanë rënë: P. I, 44 vjeç dhe M. I, 27 vjeç, pasi në afërsi të tokës së tyre u gjetën 95 bimë canabis sativa.

NJOFTIMI I PLOTË:

Mallakastër/ Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Kontrolle të ushtruara nga punonjësit e policisë në tokë dhe nga ajri me dronë.

Gjatë kontrollit të ushtruar me dronë, në zonën e Çorrushit, Mallakastër, u konstatua një rast tentative kultivimi.

Policia ka vënë në pranga shtetasit P. I, 44 vjeç dhe M. I, 27 vjeç, pasi në afërsi të tokës së tyre, u evidentuan 95 bimë narkotike canabis sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë, duke kontrolluar çdo cep të territorit, edhe në zonat më të largëta, falë përdorimit të flotës së dronëve dhe helikopterëve.

Ndërkohë ditën e djeshme, ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi se një prej të arrestuarve në Mallakastër është vëllai i kryebashkiakut, Qerim Ismailaj, ndërsa tjetri është djali i xhaxhait. Nga njoftimi i Policisë, inicialet përkojnë por nuk dihen detaje të tjera, pasi idenditeti i tyre është fshehur.

DENONCIMI I PLOTË:

Arrestohet per droge vellai i narkokryetarit monist te Mallakastres! Nderyrje te fuqishme nga narkoshteti per lirimin e tij. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Mirembrema Doktor! Para rreth nje ore jane arrestuar ne kushtet e flagrances vellai kryetarit Bandit i denuar ne Greqi te Bashkise Mallakaster Qerim Ismaili dhe djali xhaxhait tij per kultivim te bimeve narkotike.

Jane arrestuar ne shtepine e tyre ne Corrush Mallakster. Ju lutem publikoheni se po behet lufte ne komisariat per lirimin e tyre! Per te ruajtur anonimatin e burimit informacionit ju lutem na ruani anoninamitin!

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mallakaster policia e shtetit mallakaster policia e shtetit

Sondazh

Poll