Politike

Reforma Zgjedhore, ambasada Gjermane për Dosja.al: Miratimi duhet të kalojë përmes një dialogu gjithëpërfshirës, negocia

5 Qershor 2020, 14:44 Nga DOSJA
Reforma Zgjedhore, ambasada Gjermane për Dosja.al: Miratimi duhet të

TIRANË- Ambasada Gjermane konfirmon kushtin e vendosur nga Gjermania për miratimin e një reforme gjithë-përfshirëse dhe të miratuar me konsensus. Dosja.al pyeti zyrtarisht ambasadën në Tiranë, në lidhje me kushtin e Budenstagut gjerman, por edhe për deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili tha në Kuvend se situata ka ndryshuar, dhe se nuk kërkohet më një reformë konsensuale, por mjafton që të jetë konform rekomandimeve të ODIHR.

Pyetje: Kryeministri, pasi deklaroi se “e kemi peshqesh nga Budenstagu”, rekomandimin për Reformë Zgjedhore me opozitën, tha se është hequr nga rekomandimi, termi “konsensuale”, duke u zëvendësuar me “Konform rekomandimeve të ODIHR që miratohet edhe në Kuvend.” Çfarë ka ndryshuar realisht?

Përgjigjie: Ne po ndjekim zhvillimet në lidhje me reformën zgjedhore por nuk prononcohemi rreth stadit të negociatave që vazhdojnë ende brenda Këshillit Politik. Bundestag-u Gjerman ka vendosur më 26.09.2019 për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe ka vendosur për këtë – përpos kushteve të tjera – dhe kushtin e mëposhtëm: “Miratimi i një reforme zgjedhore, e cila është në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it si dhe garanton një financim transparent të partive politike dhe fushatave zgjedhore dhe ndërtohet mbi rezultatet e komisionit ad-hoc për reformën zgjedhore. Rishqyrtimi i draftit të hartuar në këtë komision duhet të zhvillohet në klimën e një dialogu të hapur dhe gjithëpërfshirës të të gjitha forcave politike, sikurse është rekomanduar në raportin e ODIHR-it të datës 5 shtator 2019”.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ambasada gjermane peter zingraf reforma zgjedhore ambasada gjermane peter zingraf reforma zgjedhore

Sondazh

Poll