Politike

Qeveria dorëzon projektligjin në Kuvend: Punonjësit e SHISH do dalin në pension të parakohshëm, do trajtohen me 50% të pa

5 Qershor 2020, 13:37 Nga DOSJA
Qeveria dorëzon projektligjin në Kuvend: Punonjësit e SHISH do

TIRANË- Qeveria ka dorëzuar në Kuvend një projektligj në të cilin synon të rregullojë daljen në pension të punonjësve të Shërbimit Informativ Shtetëror. Sipas projektligjit bëhet me dije se synohet që të trajtohen me pension të parakohshëm të gjithë punonjët që mbyshin moshën 57 vjeç.

Të gjithë punoniëst që mbushin 57 vjeç dhe kanë 25 vite eksperiencë, do të trajtohen me 50% të pagës mujore neto deri kur të mbushin moshën e pensionit. Por ka dhe detyrime për të gjithë ata që do përfitojnë nga ky ligj, sepse duhet të aktivizohen me 700 orë në vit.

Në relacion sqarohet se dalja në pension të pakohshëm është me dëshirë të punonjësit të SHISH, por është parashikuar edhe e drejta e kreut të SHISH, për të shkarkuar punonjësit mbi 57 vjeç dhe ata që kanë 25 vite vjetërsi shërbimi. Kriteret që duhet të vlerësojë kreu i SHISH janë pamundësia fizike e shëndetësore e punonjësit për të vazhduar karrierën e mëtejshme.

Në dokument sqarohet se “qëllimi i këtij ligji është t’u garantojë trajtim financiar punonjësve të Shërbimit Informativ të Shtetit, në rast të ndërprerjes së marrëdhënieve të punës, përpara daljes në pension të plotë pleqërie”.

“Trajtimi financiar përfitohet me kërkesë të punonjësit ose kërkesë të titullarit të institucionit përkatës dhe miratohet nga Komisioni i Posaçëm. Përzgjedhja e përfituesve do të bëhet nga Komisioni i Posaçëm, sipas kritereve të moshës, të vjetërsisë në shërbim, aftësisë fizike të punonjësve dhe duhet të garantojë respektimin e parimeve të mosdiskriminimit, të objektivitetit, të transparencës dhe të paanshmërisë”, shtohet më tej.

Në fund shtohet se ngarkohet Këshilli i Ministrave që, brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të nxjerrë aktin nënligjore.

Projektligjin e plotë e lexoni duke klikuar KËTU

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ligji per shish punonjesit e shish shërbimi informativ shtetëror ligji per shish punonjesit e shish shërbimi informativ shtetëror

Sondazh

Poll