Politike

Abuzimi me 15-vjeçaren, Kuko tregon planin: Do të rrisim numrin e oficerëve të sigurisë nëpër shkolla, rojet në ‘vetti

5 Qershor 2020, 14:32 Nga DOSJA
Abuzimi me 15-vjeçaren, Kuko tregon planin: Do të rrisim numrin e

TIRANË– Zëvendës ministrja e Brendshme, Romina Kuko, ka folur sot për rastin e abuzimit të 15-vjeçares nga roja i shkollës. Në një intervistë për Euronews, Kuko u shpreh se pas kësaj ngjarje të rëndë do merren masa për të shtuar numrin e oficerëve të sigurisë si në shkollat e mesme dhe ato 9-vjeçare.

Sipas zv.ministres tha se aktualisht janë 150 oficerë sigurie të shpërndarë në të gjitha shkollat e vendit, numër i cili sipas saj synohet të dyfishohet. Ajo u shpreh se edhe rojet e shkollave t’i nënshtrohen një lloj kontrolli apo ‘vetting’-u, njësoj siç ka ndodhur me oficerët e sigurisë të cilët pas një trajnimi disajavor.

Oficeri i sigurisë në shkollë ka rolin e personit që bën paralajmërimi e hershëm të fenomeneve që cenojnë sigurinë e të miturve në shkollë, konfliktet mes adoleshentëve, për të marrë sinjalizime nëse ata rrezikohen nga faktorë të jashtëm siç është lënda narkotike. Është një fazë sigurie mes psikologut të shkollës dhe policisë. Ai është pjesë e stafit të shkollës, qëndron brenda saj dhe raporton për çështje të brendshme në dy drejtime; në Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Brendshme”, tha Kuko.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike abuzim me te mitur romina kuko shantazh me video intime abuzim me te mitur romina kuko shantazh me video intime

Sondazh

Poll