Politike

Akuzat e Kryemadhit për shantazhet e drejtësisë, reagon Gjonaj: Burri im s’ka lidhje me Martinajn

7 Shkurt 2019, 17:34 Nga DOSJA
Akuzat e Kryemadhit për shantazhet e drejtësisë, reagon Gjonaj:

Gjatë seancës së sotme parlamentare, Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka akuzuar ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj se po ushtron presion ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Më tej, kryetarja e LSI-së i ka kërkuar Gjonajt që t’u tregojë shqiptarëve pse është pushuar burri i saj nga drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe lidhjet që ai ka me Ervis Martinajn. 

Ndërsa nga ana tjetër, ministrja Gjonaj sot ka sqaruar se bashkëshorti i saj ka fituar gjyqin dhe është kthyer në detyrë në Drejtorinë e Tatimeve si Inspektor. Ndërkohë, që sqaroi se bashkëshorti i saj s’ka lidhje me bandat e lojërave të fatit.

Deklarata e ministres Etilda Gjonaj

Isha prezent në një takim me ambasadorët ku raportova për zbatimi ne reformës në drejtësi, Kur dëgjova akuzat nga Kryemadhi ishin në formën e një shantazhi.. Ndihem e  keq ardhur që këtij flitet për bashkëshortorin tim. Janë në të drejtë n e tyre të zgjedhën mënyrën që duan për të bërë opozitën.

Këtu duhet të ekzistojë debati për qytetarët, por opozita bën shantazhe dhe sulme personale. Unë nuk jam këtu për tu marrë që me familjarët apo për të treguar lidhje fare fisnore. Është e vërtetë që bashkëshorti i im ka mbajtur një post dhe është larguar nga shërbimi civil me një vendim administrativ dhe ka ndjekur rrugën ligjore është kthyer  në pozicionin që ka patur.

Nuk ka pasur asnjëherë të vetme një akuzë për korrupsion dhe nuk është larguar nga detyra për këtë shkak, bashkëshorti i m nuk ka qenë i lidhur as me banda dhe as subjekte të lojërave të fatit,. Por përdorimi për shantazh nuk është e tolerueshme. Unë jam e gatshme për të debatuar për çdo gjë, dhe kush do është i lutur që ta bëj këtë debat.

Nëse  ka qenë shumë e përfolu ngjarja e fundit  për një hetim në ministrinë e Drejtësisë. Pas gjetjes së raportit e auditit të brendshëm, gjetje i kanë kaluar ministrisë së Financave ku është bërë një hetim më i thelluar dhe në fund ka vijuar sipas ligjit. Është prokuroria është ajo që ka marrë në dorë këtë çështje dhe ka vënë para drejtësisë  të akuzuarit. Unë nuk kam kapur asnjë prokuro që të kem diktuar procesin se nuk është në natyrën time që ta bëj këtë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike etilda gjonaj monika kryemadhi senca plenare 7 shkurt 2019 etilda gjonaj monika kryemadhi senca plenare 7 shkurt 2019

Sondazh

Poll