Sport

“Mourinho e bëri Ronaldon të qante vetëm se nuk ndoqi mbrojtësin”, Modric zbulon prapaskenat e vjetra

4 Qershor 2020, 18:34 Nga DOSJA
“Mourinho e bëri Ronaldon të qante vetëm se nuk ndoqi

Luka Modric së fundmi publikuar një libër autobiografik me titull “Në mënyrën time”. Në disa pjesë të librit, ai ka zbuluar disa prapaskena të periudhës kur Los Blancos drejtoheshin nga Jose Mourinho.

Modric ka folur për problemet që tekniku kishte me yllin Cristiano Ronaldo. “Po fitonim 2-0 në Kupën e Spanjës, por Ronaldo nuk e ndoqi mbrojtësin kundërshtar në një kundërsulm të tyrin. Kjo zemëroi trajnerin dhe të dy bënë fjalë për një kohë të gjatë në fushë”.

“Pasi shkuam në dhomat e zhveshjes, Ronaldo ishte i dëshpëruar, gati për të qarë. Ai tha: ‘Jap maksimumin tim dhe ai vazhdon të më kritikojë’”.

“Pas pak u fut Mourinho dhe vazhdoi të kritikonte Ronaldon për përgjegjësitë që kishte gjatë ndeshjes. Gjakrat u nxehën aq shumë, sa u desh ndërhyrja e lojtarëve për të shmangur një sherr mes të dyve”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport modric mou ronaldo modric mou ronaldo

Sondazh

Poll