Sport

Ministria dhe Federata italiane e kanë seriozisht, kush shkel protokollin do të përjashtohet nga kampionati

4 Qershor 2020, 16:48 Nga DOSJA
Ministria dhe Federata italiane e kanë seriozisht, kush shkel protokollin

ITALI– Klubet e Serisë A, pro edhe ata të B e C që do të kthehen në garë në javët në vijim, janë të paralajmëruar se kush do të hedhë në erë me ndonjë pakujdesi atë që është siguruar me mund, rikthimin në fushën e lojës, nuk do të ketë më vend në këtë kampionat.

Inspektorët e Federatës Italiane jo më kot kanë dalë këto ditë duke monitoruar nëse klubet po ndjekin në mënyrë rigoroze protokollet sanitare, duke kontrolluar shumë prej tyre në mënyrë që të mos vihet në asnjë moment në dyshim rifillimi e vijimësia e kampionatit.

Federata dhe Ministria e Sporteve kanë marrë masa të rrepta. Kush nuk do të respektojë protokollin, do të përjashtohet nga kampionati menjëherë, pa të drejtë apelimi. Kjo do të jetë një garanci më shumë për shtetin italian, që ka pasur shumë mëdyshje nëse duhej të vazhdonte aktivitetet futbollistike në vend apo jo.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futbolli italian serie a futbolli italian serie a

Sondazh

Poll