Sport

Akord në kohë pandemie, Sadiku rinovon kontratën për një kohë shumë të shkurtër

4 Qershor 2020, 18:37 Nga DOSJA
Akord në kohë pandemie, Sadiku rinovon kontratën për

Armando Sadiku ka rinovuar huazimin me Malagën. Sulmuesi legjionar shqiptar është i huazuar nga Levante te skuadra e kategorisë së dytë, ku po luan dhe është paraqitur mirë.

Sulmuesi kuqezi e kishte kontratën paraprake deri më 30 qershor 2020, por ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin spanjoll për të zgjatur bashkëpunimin. Ai do të mbetet me klubin e ligës së dytë deri sa të mbyllet kampionati.

Sadiku është golashënuesi i skuadrës së tij, ndërsa e ardhmja duket larg Malagës. Ekipi që po luan tani nuk ka mundësi ekonomike që të paguajë kartonin e shqiptarit. Vera do ta gjejë sërish me valixhe në duar lojtarin e kombëtares shqiptare.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport malaga rinovim sadiku malaga rinovim sadiku

Sondazh

Poll