Sport

Casillas zgjedh dy lojtarët më të mirë në historinë e Real Madridit

4 Qershor 2020, 16:19 Nga DOSJA
Casillas zgjedh dy lojtarët më të mirë në

Iker Casillas ka zgjedhur dy lojtarët më të mirë të historisë së klubit madrilen.

“Do të përmend vetëm dy: ‘don’ Alfredo di Stefano dhe Cristiano Ronaldo”, ka thënë pa u menduar spanjolli.

Një mendim i rëndësishëm, ky i Casillas, që ka qenë një lojtar i Real Madrid nga 1998 në 2015, duke fituar 5 herë La Ligën dhe 3 herë Champions League. Di Stefano dhe Cristiano Ronaldo kanë luajtur respektivisht me madrilenët n ga 1953 në 1964 dhe nga 2009 në 2018.

Portugezi është bërë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit me 450 realizime në 438 ndeshjes. Di Stefano, nga ana tjetër, është i treti me 308 gola në 396 ndeshje.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport casillas deklarata la liga casillas deklarata la liga

Sondazh

Poll