Sport

Lautaro Martinez, Barcelona mund të dështojë totalisht me argjentinasin

4 Qershor 2020, 17:13 Nga DOSJA
Lautaro Martinez, Barcelona mund të dështojë totalisht me

Merkatoja e verës po afron, por klubet evropiane nuk do të kenë mundësi të kryejnë të gjitha lëvizjet e planifikuara, si pasojë e krizës ekonomike nga Covid-19.

Por, në mesin e gjithë skuadrave evropiane, tejet e kufizuar duket se do të jetë Barcelona.

Sipas raportimeve të ‘ESPN’, Barca do të ketë mundësi të transferojë lojtarë vetëm me të ardhurat e lojtarëve që do të shesë. Kështu, transferimi i Lautaro Martinez do të jetë një punë shumë e vështirë për skuadrën e Barcelonës.

Lautaro vlerësohet me 111 milionë euro. Mbetet të shihet se si do të veprojë Barcelona.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona lautaro merkato barcelona lautaro merkato

Sondazh

Poll