Sport

Merr flakë kabina në “Selman Stërmasi”, ndryshon orari për Partizani-Kukësi

4 Qershor 2020, 16:15 Nga DOSJA
Merr flakë kabina në “Selman Stërmasi”, ndryshon

TIRANË-Ndryshon plani i ndeshjeve të javës së 28 të Kategorisë Superiore dhe shkak për këtë bëhet sistemi i  ndriçimit në stadiumin “Selman Stërmasi, ku këtë të dielë ishte planifikuar që të luhej supersfida mes Partizanit dhe Kukësit. Plani i FSHF ishte që ndeshja në fjalë të luhej në orën 20:00 të së dielës, duke qene e vetmja e planifikuar në atë orar, me shpresën që temperaturat më të ulëta të garantonin një lojë më cilësore.

Por gjatë ditës së sotme palët janë njoftuar se pas ndeshjes së mbrëmshme ka ndodhur një problem në kabinën elektrike të staidumit dhe ka probleme në impiantin e ndriçimti që mund të kërkojë kohë të rregullohet.

Kështu, edhe kjo ndeshje do të luhet në orën 17:00 të së dielës, bashkë me katër sfidat e tjera sipas kalendarit të javës.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futboll kukesi superiore tirana futboll kukesi superiore tirana

Sondazh

Poll