Politike

Meta bisedë telefonike me homologen gjeorgjiane: Mbështesim integritetin territorial

4 Qershor 2020, 17:09 Nga DOSJA
Meta bisedë telefonike me homologen gjeorgjiane: Mbështesim

TIRANË- Presidenti Ilir Meta, zhvilloi sot një bisedë telefonike me homologen gjeorgjiane, Salome Zourabichvili. Kreu i Shtetit ka vënë theksin tek marrëdhëniet e mira mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë, ndërsa tha se ka vend për gjallërimin e tyre.

“Marrëdhëniet Shqipëri-Gjeorgji konsiderohen shumë të mira, ndërkohë që ka vend për gjallërimin e tyre në të gjitha fushat me interes reciprok, si në marrëdhëniet dypalëshe, ashtu dhe në ato shumëpalëshe”, tha Meta.

Gjithashtu dy homologët shprehën interes për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar dhe në fushën e turizmit. Ndër të tjera kreu i shtetit rikonfirmoi qëndrimin e Shqipërisë, në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Gjeorgjisë.

Presidentët ndanë gjithashtu edhe informacione rreth përballimit të situatës së COVID-19 dhe masave lehtësuese, që do t’i jepnin frymë ekonomisë së dy vendeve.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bisede telefonike ilir meta presidentja e gjeorgjise bisede telefonike ilir meta presidentja e gjeorgjise

Sondazh

Poll

Politike 4 Qershor 2020, 13:15

TIRANE- Dosja.al ka siguruar që dje informacionin që pika e mbetur lidhet me Administrimin Zgjedhor. Sot mësohet se Partia Socialiste e ka pranuar propozimin e ...