Politike

“Topi është në fushën tonë”/ Halit Valteri vendos kushte për reformën zgjedhore: Nuk e votojmë nëse nuk hapen lista

4 Qershor 2020, 16:41 Nga DOSJA
“Topi është në fushën tonë”/ Halit Valteri

TIRANW-Deputeti Halit Valteri ka kërkuar përfshirjen e opozitës parlamentare në diskutimet për reformën zgjedhore. Në një intervistë për “Report Tv”, Valteri është shprehur, se grupi demokrat është i vendosur të mos votojë reformën, nëse nuk vendoset për lista të hapura dhe nëse nuk miratohen të gjitha rekomandimet e OSBE, ndërsa shtoi se topi është në fushën e tyre tashmë dhe jo në atë të Bashës. Më tej ai ka zbuluar se edhe 10 deputetë të PS, kërkojnë lista të hapura.

“Nëse të huajt duan të bëjnë reformë, me këta tre zotërinjtë….ne kur vjen puna e ndryshimit të sistemit jemi bashkë. Kim dhe Soreca të ulen me ata që do u japin votat dhe jo me ata që nuk kanë asnjë votë. Hapja e listave është kusht i panegociueshëm. Grupi parlamentar demokrat është 100% në këtë qëndrim. Votat janë në parlament jo te bregu i Lanës. Opozita nuk voton reformën nëse nuk hapen listat. 10 deputetë nga shumica më kanë shprehur mbështetjen për lista të hapura”, u shpreh Valteri.

Gjatë ditës së sotme, opozita parlamentare i dërgoi letër amabasadorëve Kim dhe Soreca, duke kërkuar përfshirjen në dialogun për reformën zgjedhore. Ata janë shprehur, se ndihen të ofenduar dhe diskriminuar që janë lënë jashtë, ndërsa shtuan se nuk do ta votojnë reformën, nëse nuk bëhen pjesë e debatit. Ndërkohë ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, pas diskutimeve prej 9 orësh me anëtarët e Këshillit Politik dhe ambasadorët Soreca dhe Norman, u shpreh se është arritur një marrëveshje dhe tashmë topi është në fushën e Bashës.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike halit valteri opozita parlamentare reforma zgjedhore halit valteri opozita parlamentare reforma zgjedhore

Sondazh

Poll

Politike 4 Qershor 2020, 13:15

TIRANE- Dosja.al ka siguruar që dje informacionin që pika e mbetur lidhet me Administrimin Zgjedhor. Sot mësohet se Partia Socialiste e ka pranuar propozimin e ...