Politike

“Ti mban demokratët në punë”, Rama: Administrata është e para 2013-ës, në mbledhjet e partisë më thonë…

4 Qershor 2020, 11:50 Nga DOSJA
“Ti mban demokratët në punë”, Rama: Administrata

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk pranon që administrata publike në Shqipëri të jetë e politizuar. Teksa u ndal tek debati për Reformën Zgjedhore dhe administratën që do të kujdeset për të, Rama solli një shifër. Ai tha se janë rreth 67.4% e administratës publike që kanë hyrë në punë para vitit 2013. Kjo u duk se i kishte shkaktuar goxha probleme brenda Partisë Socialiste, ku siç tha edhe vetë, e akuzojnë se ka mbajtur në punë demokratët.

Pjesë nga fjala e Ramës: 

Se thonë që administrata është e politizuar. Administrata, në masën 67.3% është e para 2013. Se kështu është, në televizor, jam ai që ka në dorë administratën, ndërsa në mbledhjet e partisë jam ai që mban në punë demokratët. S’ka problem jo, jam në rregull. Më gjeni një punonjës administrate që do të shkojë atje dhe të bëjë kamikazin dhe të humbasë përjetë punën? Iu thamë, do të vëmë dhe kamera. Iu thamë që edhe opozita do të ketë monitor gjigant dhe të shkruajnë aty çdo gjë që shohin keq. Ca duan këta? Se nuk e kuptoj? Se kuptoj, çfarë duan.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama seance plenare 4 qershor 2020 edi rama seance plenare 4 qershor 2020

Sondazh

Poll

Politike 4 Qershor 2020, 10:01

TIRANË- Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka folur sot për rastet e ngacmimeve seksuale në shkolla, por dhe në familje. Në fjalën e saj në Kuvend, Shahini...