Politike

Lleshaj: Emrat e policëve pa numra s’do t’i merrni kurrë. Edhe në SHBA efektivët nuk kanë targa mbi gjoks

4 Qershor 2020, 08:41 Nga DOSJA
Lleshaj: Emrat e policëve pa numra s’do t’i merrni kurrë.

TIRANË- Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj gjatë fjalës së tij në Kuvend u ndal edhe njëherë tek debati sepse policët që ishin në operacionin për shembjen e Teatrit Kombëtar, shumë prej tyre ishin pa numra identifikimi. Lleshaj tha, se emrat e efektivëve mund të jepen vetëm në prokurori, dhe se asnjë person tjetër nuk ka tagër për të ditur detajet e operacionit.

S’do t’i merrni kurrë emrat e policëve që ishin pa numra në protestën tek Teatri. Sepse ju s’keni tagër për atë gjë. I vetmi institucion që ka tagër për të marrë të dhënat e policëve që ishin tek Teatri është prokuroria. Edhe në SHBA që ndodh protesta, shihni, ka gjë policë me targa në gjoks? Ata policë identifikohen nga drejtuesit e tyre.”,-tha Lleshaj. 

Lajmi kryesor: Dhuna tek Teatri dhe përdhunimi i të miturës hapin debat në Kuvend/ Valteri: Të rikthehet varja me litar për pedofilët. Ruçi: S’është ajo zgjidhja

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike sander lleshaj seance plenare 4 qershor 2020 sander lleshaj seance plenare 4 qershor 2020

Sondazh

Poll