Politike

“Ka ardhur koha për mikun tim Luli Basha”, Yuri Kim nuk e mban dot të qeshurën teksa flet për kreun e opozitës (VD)

4 Qershor 2020, 06:49 Nga DOSJA
“Ka ardhur koha për mikun tim Luli Basha”, Yuri Kim nuk e mban

TIRANË- Mbrëmjen e djeshme, ambasadorja e e SHBA, Yuri Kim në një deklaratë për mediat ka treguar progresin për Reformën Zgjedhore. Bashkë me ambasadorin Luigi Soreca dhe Norman Duncan, Kim ka thënë se tani është koha që kreu i PD, Lulzim Basha të vendosë balancat dhe të pranojë draftin.

Por ajo që ra në sy gjatë deklaratës së Kim, ishte mënyra se si iu drejtua kreut të opozitës, ku sërish zgjodhi të t’i thoshte Luli Basha. Në momentin që ajo thotë “ka ardhur koha që miku im Luli Basha të vendosë balancat dhe të pranojë”, në fytyrën e saj shihet një buzëqeshje e shtuar.

Nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar këtë buzëqeshje tek diplomatja, por duket se e folura me përkëdheli për kreun e opozitës i shkakton të qeshura.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha reforma zgjedhore yuri kim lulzim basha reforma zgjedhore yuri kim

Sondazh

Poll