Politike

Deputeti Papa njofton dorëheqjen nga Grupi Demokrat: Ata kërkojnë përfitime personale, janë fasadë dhe b*thëlëpirësa

4 Qershor 2020, 08:30 Nga DOSJA
Deputeti Papa njofton dorëheqjen nga Grupi Demokrat: Ata kërkojnë

TIRANË- Deputeti i opozitës së re, Kostaq Papa ka njoftuar sot se ai do të largohej nga grupi parlamentar ku ka bërë pjesë më herët. Në fjalën e tij në Kuvend, Papa u shpreh se ka dorëzuar dorëheqjen tek nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi, për të cilën ka hedhur akuza se i ka censuruar fjalën.

Më tej ai akuzoi dhe kolegët e tij të Grupit Demokrat, duke thënë se ata kanë kërkuar përfitime personale dhe janë një fasadë.

E lëshoj grupin parlamentar dhe jap dorëheqje prej tij duke i lënë paudhësitë politike, duke i falënderuar për bashkëpunimin po i lë në pseudodemokracinë e tyre që paraqesin të fshehur realitetin. Nuk kam ndërmend të merrem me asnjërin realisht as me prezantime fiasko papagalli por me fenomene politike dhe fshehjen që duan t’i bëjnë demokracisë dhe fasadës që duan të veshin veprimet jo korrekte të shtetit për përfitime personale, më falni për fjalën për bythëlëpirje”, deklaroi Papa.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike grupi demokrat kostaq papa seance plenare 4 qershor 2020 grupi demokrat kostaq papa seance plenare 4 qershor 2020

Sondazh

Poll