Politike

‘Zgjedhorja’ mban pezull politikën, Soreca 60 minuta me ambasadorët. Basha vijon diskutimet në seli, pas ekspertëve tako

4 Qershor 2020, 07:47 Nga DOSJA

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca ka mbledhur sot për 60 minuta, diplomatët dhe ambasadorët e huaj që janë angazhuar në arritjen e një marrëveshjeje, për Reformën Zgjedhore. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Soreca priti sot në zyrën e tij, ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, ambasadorin e Britanisë, Norman Duncan,  ambasadorin e OSBE në Tiranë, Berndt Borchardt, dhe ambasadorin gjerman, Peter Zingraf. 

Në fokus të disktutimit mes ambasadorëve ka qenë pikërisht Reforma Zgjedhore, ku tashmë palët politike janë më pranë marrëveshjes se kurrë. 

Por edhe në selinë blu, lëvizjet nuk kanë të ndaluar. Dosja.al mësoi se në zyrën e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha u mblodhën të gjithë ekspertët e opozitës, për të dhënë opinionet e tyre, në lidhje me marrëveshjen për Zgjedhoren.

Pas tyre, të gjithë bashkë në selinë blu kanë shkuar edhe aleatët e opozitës, të cilët kanë dialoguar me Bashën për du orë e gjysmë lidhur me ‘Zgjedhoren’. 

A do të kemi marrëveshje? 

Mbrëmjen e djeshme, ambasadorja Kim në fund të bisedimeve 9-orëshe u shpreh se marrëveshja është arritur, pasi maxhoranca kishte lëshuar shumë por pritet dhe një “Po” nga Lulzim Basha. Ky i fundit në një deklaratë nga selia blu tha se është bërë shumë progres, por ka mbetur dhe një pikë për tu dakordësuar. Dosja.al mëson se procesi ka ngecur tek depolitizimi i adminisitratës zgjedhore, pasi maxhoranca kërkon komisionerë të pavarur, ndërsa opozita shprehet se duhet dhe komisionerë politikë në rolin e vëzhguesit pa të drejtë vendimmarrrje. 

(A.B;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike deshton reforma zgjedhore luigi soreca reforma zgjedhore yuri kim deshton reforma zgjedhore luigi soreca reforma zgjedhore yuri kim

Sondazh

Poll