Politike

Ka marrëveshje! ‘Zgjedhorja’ firmoset nga Gjiknuri dhe Hajdari, Yuri Kim ia lë ‘topin’ Bashës, kryedemokrati: Vetëm

3 Qershor 2020, 07:39 Nga DOSJA
Ka marrëveshje! ‘Zgjedhorja’ firmoset nga Gjiknuri dhe Hajdari,

TIRANË– Ka marrëveshje për Refomën Zgjedhore! Ambasadorja amerikane, Yuri Kim pas 9 orëve takim me anëtarët e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore ka bërë me dije se bashkëkryetarët Damian Gjikunuri dhe Rudina Hajdari kanë dhënë ‘ok’ e tyre për pikat e rekomanduara nga OSBE-ODHIR. 

Gjithashtu në fjalën e saj, Kim i bëri thirrje dhe opozitës së bashkuar jashtëparlamentare, ose mikut të saj ‘Luli Basha’ që të pranojë marrëveshjen për të siguruar të ardhmen e vendit në Bashkimin Europian.

Nga thirrja e ambasadores nuk mungoi edhe një përgjigje nga Basha, i cili pas vetëm disa minutash doli nga zyra e tij dhe konfirmoi për gazetarët se edhe opozita ishte ‘pro’ marrëveshjes së arritur. Basha shtoi se megjithatë kishin edhe një pikë, ku ende nuk kishin dakordësim me palët e tjera por gjithsesi ishte shënuar progres.

Takimi i sotëm, i cili u konsiderua edhe si afati i fundit për arritjen e një marrëveshjeje, nisi në mesditë dhe përfundoi pas 9 orësh. Përveç ambasadores amerikane të pranishëm ishin edhe Luigi Soreca, ambasador i Bashkimit Evropian dhe Norman Duncan, ambasadorin e Britanisë së Madhe.

Në orën 19:00, u vendos për 90 minuta pushim nga Ambasada Amerikane, dhe përfaqësuesit e opozitës Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili nxituan në selinë blu për një takim me kryedemokratin Lulzim Basha. Më pas atyre iu bashkua kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi. Edhe pse duhet të riktheheshin në tryezë përfaqësuesit e opozitës nuk dolën nga selia blu, duke vijuar takimin me krerët e partive të tyre.

Pas muajsh negociatave, palët ishin ndarë tek çështja e Administratës Zgjedhore, ku PD kërkon departizim të administratës dhe PS, kërkon depolizitim. Pas muajsh negociatave, palët ishin ndarë tek çështja e Administratës Zgjedhore, ku PD kërkon departizim të administratës dhe PS, kërkon depolizitim.

Pika ku ka mbetur është propozimi që PS bën për administratën publike, e cila sipas PS do të përcaktohet nga KQZ-ja me short në kohë zgjedhore për të monitoruar dhe për të siguruar mbarëvajtjen e procesit. Ndërsa PD kërkon që të pranishëm të jenë edhe komisionerë zgjedhorë të zgjedhur nga partitë.

(k.m/A.B. F.G. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike keshilli politik negociatat per zgjedhoren tryeza per reformen zgjedhore keshilli politik negociatat per zgjedhoren tryeza per reformen zgjedhore

Sondazh

Poll