Art&Argëtim

Këngët e Dua Lipës mund të mos dëgjohen në këtë shtet të botës/ Veprimi i këngëtares shqiptare nxit qytetarët që t

3 Qershor 2020, 19:54 Nga DOSJA
Këngët e Dua Lipës mund të mos dëgjohen në

IZRAEL– Këngëtarja shqiptare Dua Lipa rrezikon që këngët e saj të mos dëgjohen në Izrael. E gjitha filloi pas publikimit të një shkrim nga ana e saj në story, ku flitej për disa veprime që ishin kryer ndaj palestinezëve.

Ky postim i bërë nga Dua mori kritika të shumta dhe këngëtarja është detyruar që ta fshijë më vonë.

Fansat izraelitë janë zemëruar me të dhe e akuzuan Duan që po mban një anë pa e ditur mirë çështjen se për çfarë bëhet fjalë dhe kanë filluar një peticion në Izrael ku po bëjnë thirrje që këngët e saj të ndalohen në Army Radio dhe Galgalatz.

Ministri i Mbrojtjes dhe ai i Kulturës janë kontaktuar nga disa organizata në vend në mënyrë që peticion i ngritur të merret seriozisht dhe të ndalohet transmetimi i këngëve të Duas.

Nga ana e këngëtares shqiptare nuk ka pasur asnjë reagim apo kërkesë për falje.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz dua lipa këngëtare dua lipa këngëtare

Sondazh

Poll