Art&Argëtim

Ambasadorja amerikane në NATO poston foto nga Shqipëria: Po bëhen misione të rëndësishme…në vendin e mrekullive

3 Qershor 2020, 18:49 Nga DOSJA
Ambasadorja amerikane në NATO poston foto nga Shqipëria: Po bëhen

SHQIPËRI- Shqipëria pa diskutim ka vende të cilat kanë bukuri të rralla, ku shpesh kjo u ka  rënë në sy edhe personaliteteve botërorë.

Këtë e ka shprehur edhe ambasadorja amerikane në NATO, Kay Bailey Hutchison, e cila në rrjetet sociale ka postuar një foto me tre ushtarë amerikanë teksa shikonin Shqipërinë nga ajri.

Ajo shprehet se ushtarët po trajnoheshin në kuadër të operacioneve të NATO dhe qëndruan për disa ditë në vendin tonë.

“Javën e kaluar regjimenti i 352-të për operacione speciale ka qenë duke zhvilluar misione të rëndësishme trajnimi në qiejt e aleatit të NATO-s, Shqipërisë. Forcat tona ushtarake trajnohen krah për krah me aleatët për të mprehur ndërveprimin”, ka shkruar Kay Bailey Hutchison në Twitter.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete kay bailey hutchison kay bailey hutchison

Sondazh

Poll