Art&Argëtim

Oriola Marashi formon zemër rreth Albin Kurtit, tregon hapur simpatinë e saj për liderin e Vetëvendosjes

3 Qershor 2020, 19:32 Nga DOSJA
Oriola Marashi formon zemër rreth Albin Kurtit, tregon hapur simpatinë

TIRANE– Ditën e sotme Kuvendi i Kosovës votoi me 61 vota pro kryeministrin e ri Abdullah Hoti duke larguar kështu qeverinë Kurti.
Shumë personazhe e komentuan këtë lëvizje të re që u bë në Kosovë mirëpo mesa duket jo të gjithë janë dakord.

Modelja shqiptare Oriola Marashi duket të jetë një mbështetëse e qeverisë Kurti. Themi këtë pasi ajo ka postuar në instastory ku shihet ish kryeministri i Kosovës Albin Kurti i rrethuar nga një zemër.

Dhe më përpara Oriola ka shprehur simpatinë publikisht për Kurtin. Madje para pak muajsh shprehu zhgënjimin e saj për humbjen e Albin Kurtit nga qeveria e Kosovës.

Kujtojmë se Albin Kurti shërbeu si Kryeministri i katërt i Kosovës prej 3 shkurtit 2020 deri në 25 mars për ti lënë vendin diten e sotme Abdullah Hotit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz modele oriola marashi modele oriola marashi

Sondazh

Poll