Art&Argëtim

Tom Cruise e kap frika e COVID-19/ Aktori ndërton një fshat për të vazhduar xhirimet e ‘Mission Impossible 7’, kasti i f

3 Qershor 2020, 17:13 Nga DOSJA
Tom Cruise e kap frika e COVID-19/ Aktori ndërton një fshat për

AMERIKE– Për të vazhduar xhirimet të qetë dhe pa pasur frikën e virusit, aktori Tom Cruise ka menduar të ndërtojë një fshat aty ku nuk do të ketë asnjë të infektuar me COVID-19.

Aktori 57 vjeçar, dhe kasti i filmit do të qëndrojë në rimorkiot në mënyrë që ata të mund të rifillojnë xhirimet për ‘Mission Impossible 7’.

Filmi është shtyrë nga korriku 2021 deri më 19 nëntor 2021, pasi pandemia e koronavirusit e detyroi filmin të zhvendosej nga Venecia në Mbretërinë e Bashkuar.

Filmi tashmë është vonuar shumë dhe nuk ka asnjë shenjë që gjërat të shkojnë përsëri në normalitet tani, kështu që kjo është një mënyrë që gjërat të lëvizin përsëri shpejt dhe në mënyrë të sigurt”- është shprehur një burim për The Sun.

Ekipi do të qëndrojë në këtë fshat për tu mbrojtur nga virusi i cili ka shkaktuar shumë viktima në mbarë botën.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz aktor koronavirus tom cruise aktor koronavirus tom cruise

Sondazh

Poll