Art&Argëtim

Tayna përfundon në faqet e mediave ndërkombëtare! Daily Mail ‘e bën’ partneren e Tyga-s dhe i ngatërron profilin: Ësh

3 Qershor 2020, 16:43 Nga DOSJA
Tayna përfundon në faqet e mediave ndërkombëtare! Daily Mail

AMERIKE– Media britanike ‘DailyMail’ ka bërë një ngatërrim të madh duke bërë pjesë të një artikulli kushtuar reperit amerikan Tyga, reperen shqiptare Taynën.

Tyga kishte marrë pjesë ditën e djeshme në protestën që po zhvillohen për vdekjen tragjike të George Floyd dhe ishte i shoqëruar me një vajzë e cila quhet Tayna.

Dailymail’ në vend që të postonte fotot e vajzës që ndodhet krah reperit amerikan, ka postuar fotot e Taynës, këngëtares shqiptare. Jo një por dy foto.

Media ndërkombëtare vazhdon artikullin duke u shprehur për Taynën se është e përngjashme me ishin e reperit, yllin televiziv, Kylie Jenner.

Tyga u pa gjatë protestës së zhvilluar në nder të George Floyd pranë Taynës, një influencere/këngëtare e cila ngjason me ishin e tij Kylie Jenner’– shkruan Daily Mail duke bashkangjitur fotot e reperes shqiptare.

Kjo ngatërresë do jetë bërë pasi dy vajzat kanë të njëjtin emër si dhe për faktin se Tyga ndjek në rrjetin social Instagram këngëtaren shqiptare.
Gjithsesi ky është një lajm i mirë për Taynën pasi ajo përfiton marketing falas nga media ndërkombëtare.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz tayna tyga tayna tyga

Sondazh

Poll