Bota

Vrasja e George Floyd/ Reagon Boris Johnson: U ‘sëmura’ nga humbja e tij, mbështes protestën në SHBA por…

3 Qershor 2020, 17:01 Nga DOSJA
Vrasja e George Floyd/ Reagon Boris Johnson: U ‘sëmura’ nga

BRITANI- Kryeministri i Britanisë Boris Johnson ka reaguar për vdekjen e George Floyd, i cili u vra më 25 maj nga një oficer policie.

Johnson është shprehur se është ndjerë shumë keq për vdekjen e tij duke shtuar se është pro protestave që po zhvillohen që prej një jave në SHBA. Por ai ka shtuar se pavarësisht revoltës, qytetarët duhet të respektojnë rregullat e distancimit social duke qenë se bota është përfshirë nga pandemia e koronavirusit.

“U sëmura nga vdekja e tij në atë mënyrë. Unë do t’i nxisja njerëzit të protestojnë por në përputhje me rregullat për distancimin shoqëror. Jeta e gjihtësecilit ka rëndësi”– tha ai.

Protestat në SHBA për vdekjen e 46 vjeçarit, i cili u vra nga një oficer policie po zhvillohen që prej një jave, ku dhe nuk kanë munguar dhuna dhe plaçkitjet. Ndërkohë presidenti amerikan Doanald Trump ka dërguar Gardën Kombëtare që të përballet me protestuesit, të cilët kanë shkatërruar çdo gjë që u ka dalë përpara.

Burimi: BBC

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris johnson boris johnson

Sondazh

Poll

Bota 3 Qershor 2020, 14:31

Greqi: Kina si investitor i fuqishëm

Pas krizës financiare 2008/09 Kina ka investuar në Greqinë e mbytur në borxhe. Ajo që në BE ka shkaktuar frikë, në Greqi është perceptuar si sinjal shpëtimi. Mb...