Bota

Mali i Zi fiton me sukses betejën me Covid-19, shpall fundin e pandemisë së koronavirusit

3 Qershor 2020, 15:06 Nga DOSJA
Mali i Zi fiton me sukses betejën me Covid-19, shpall fundin e

MALI I ZI– Mali i Zi ditën e sotme ka shpallur fundin e pandemisë së koronavirusit dhe kjo gjë është bërë  duke u mbështetur tek rekomandimi që ka dhënë Instituti për Shëndetin Publik.  Lajmin e ka bërë të ditur qeveria nëpërmjet rrjeteve sociale pasi në vend që prej 28 ditësh nuk është shënuar asnjë rast i ri me koronavirus.

“Ky është rezultat i përpjekjeve disamujore nga të gjithë”, tha qeveria malazeze.

Ndërohë për këtë ka reaguar edhe shefja e Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Mal të Zi, Mina Brajoviq,e cila ka vlerësuar suksesin e Malit të Zi por megjithatë ka thënë që vendi nuk duhet që të ulë vigjilencën pasi Covid-19 është ende nëpër këmbë.

“Duhet ta kemi në mendje faktin se virusi është ende pranë nesh. Duhet të kemi parasysh se të dhënat nga sistemi mbikëqyrës i OBSH-së tregojnë se ka ende një numër të madh të rasteve të pazbuluara të të infektuarve. Kjo është arsyeja përse një nga rekomandimet kryesore të OBSH-së për autoritetet, është të vazhdohet hetimi i të gjitha kontakteve,”- tha Brajoviq për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.

Mali i Zi, deri më tani ka konfirmuar 324 raste me koronavirus, prej të cilëve 9 persona kanë humbur jetën.

(A.K.Dasja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi në mal të zi koronavirusi në mal të zi

Sondazh

Poll

Bota 3 Qershor 2020, 14:31

Greqi: Kina si investitor i fuqishëm

Pas krizës financiare 2008/09 Kina ka investuar në Greqinë e mbytur në borxhe. Ajo që në BE ka shkaktuar frikë, në Greqi është perceptuar si sinjal shpëtimi. Mb...

Bota 3 Qershor 2020, 14:01

KOSOVË– Bilall Hoti, mësuesi i kryeministrit të ri, sot është parë i emocionuar që një nga nxënësit e tij shembullorë u bë kryeministër. Ai ndau gjëra inte...