Bota

‘Humbasim 1 milion euro në ditë’, Vuçiç zbulon se çfarë pret nga qeveria e re e Kosovës: Shpresojmë që të heqë ma

3 Qershor 2020, 16:07 Nga DOSJA
‘Humbasim 1 milion euro në ditë’, Vuçiç

SERBI– Kreu i shtetit serb Aleksandër Vuçiç ditën e sotme gjatë një vizite në Novi Pazar, është shprehur se Serbia humb një milionë euro në ditë për shkak të masave tregtare që ka vendosur Prishtina. Ndër të tjera ai ka thënë se shpreson që qeveria e re të bëjë diçka në lidhje me këtë çështje.

“ Serbia humb një milion euro në ditë për shkak të masave tregtare të Prishtinës do të shohim se çfarë do të bëjë qeveria e re e Prishtinës, nëse do t’i heqë apo jo këto masa,”- tha ai.

Po ashtu ai ka shtuar se nëse Prishtina heq këto kufizime, dialogu mes Serbisë dhe Kosovës do të rinisë në fund të qershorit.

Dialogu Prishtinë-Beograd u ndërpre në fund të vitit 2018, pasi qeveria e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, vendosi tarifën prej 100 % mbi mallrat e Serbisë dhe Bosnje dhe Hercegovinës. Më pas, qeveria e drejtuar nga ish-kryeministri, Albin Kurti, e shfuqizoi vendimin për tarifën, duke e zëvëndësuar atë me masat e reciprocitetit ndaj Serbisë.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic aleksander vucic

Sondazh

Poll

Bota 3 Qershor 2020, 14:31

Greqi: Kina si investitor i fuqishëm

Pas krizës financiare 2008/09 Kina ka investuar në Greqinë e mbytur në borxhe. Ajo që në BE ka shkaktuar frikë, në Greqi është perceptuar si sinjal shpëtimi. Mb...

Bota 3 Qershor 2020, 14:01

KOSOVË– Bilall Hoti, mësuesi i kryeministrit të ri, sot është parë i emocionuar që një nga nxënësit e tij shembullorë u bë kryeministër. Ai ndau gjëra inte...