Bota

Boris Johnson krah tubimeve në SHBA për vdekjen e Floyd: Mbështes të drejtën e protestave në mënyrë të ligjshme

3 Qershor 2020, 14:13 Nga DOSJA
Boris Johnson krah tubimeve në SHBA për vdekjen e Floyd: Mbështes

BRITANI E MADHE-Vrasja e George Floyd, 46-vjeçarit me ngjyrë në SHBA nga polici, ka shkaktuar reagime të shumta në mbarë botën duke u ngritur në protesta për aktin diskriminues dhe vdekjen barbare të 25 majit.

Lidhur me protestat në SHBA, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson, ka thënë se ai e kupton plotësisht zemërimin qytetarëve amerikanë dhe të të gjitha vendeve  jashtë saj ku po mbahen protesta  për vdekjen e 46-vjeçarit me ngjyrë, George Floyd i cili vra nga polici amerikan një javë më parë.

Teksa është pyetur në parlament në lidhje me mungesën e një reagimi të qeverisë në Mbretërinë e Bashkuar, Johnson tha: Sigurisht komuniteti i njerëzve me ngjyrë ka rëndësi dhe unë e kuptoj plotësisht zemërimin, pikëllimin që po ndjejnë njerëzit tani , jo vetëm në Amerikë, por në të gjithë botën dhe në vendin tonë, gjithashtu.

Por pavarësisht mbështetjes që shprehu për amerikanët që po protestojnë, kryeministri britanik kërkoi që të respektohet distancimi soacial që të frenojnë përhapjen e virusit.

“E vetmja pikë që dua të them është  se protestat duhet të zhvillohen në mënyrë të ligjshme dhe në këtë vend, protestat duhet të kryhen në përputhje me rregullat tona për distancimin shoqëror.”- shtoi ai.

Prej 8  ditësh në mbarë SHBA vijojnë protestat e dhunshme për vrajsen e George Floyd, 46-vjeçarit me ngjyrë që u vra barbarisht nga polici amerikan. Ky i fundit i vendosi gjunjët në fyt për disa minuta deri sa ja mori jetën. Ndërkohë në bazë të autopsisë së dytë,  rezulton se Floyd ka vdekur si shkak i dhunës së ushtruar nga polici, dhe jo nga problemet e zemrës siç u tha në fillim. Për shkak të protestave kaq të dhunshme që  kanë lënë edhe viktima e shkatërruar shumë biznese nëpër qytete, Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se  do të nxjerr ushtrinë për të vendosur nën kontroll situatën e tensionuar që është krijuar. Ditën e djeshme është mësuar se funerali i George Floyd do të bëhet më 9 qershor në Houston.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris johnson per floyd vrasja e george floyd boris johnson per floyd vrasja e george floyd

Sondazh

Poll

Bota 3 Qershor 2020, 14:01

KOSOVË– Bilall Hoti, mësuesi i kryeministrit të ri, sot është parë i emocionuar që një nga nxënësit e tij shembullorë u bë kryeministër. Ai ndau gjëra inte...