Bota

Vrasja e George Floyd, reagon George W Bush: Është koha që Amerika të shikojë…

3 Qershor 2020, 14:25 Nga DOSJA
Vrasja e George Floyd, reagon George W Bush: Është koha që

AMERIKË– Ish presidenti amerikan George W Bush ka reaguar në lidhje me vdekjen e afro-amerikanit George Floyd në Minneapolis. Ai është shprehur se së bashku me partneren ndihen keq për këtë ngjarje duke shtuar se kjo është një padrejtësi dhe Amerika duhet të reagojë sa më parë.

“Unë dhe Laura jemi të pikëlluar nga vdekja brutale e George Floyd. Jemi të shqetësuar nga padrejtësia që mund të ketë në Amerikë. Është koha që Amerika të shikojë të keqen që ka përbrenda. Mbetet një ccështje e nxehtë fakti që në vendin tonë shumë burra të rinj afro-amerikan trajtohen jo në mënyrë të barabartë me qytetarë të tjerë amerikanë”, tha ish kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Floyd, një njeri me ngjyrë, vdiq ndërsa ishte në paraburgim në policinë e Minneapolis në 25 maj. Një video e shpëndarë nga një kalimtar tregohet momenti se si një oficer i mori jetën duke i vendosur gjurin tek fyti.  Kjo ngjarje ka shkaktuar trazira të shumta në SHBA, duke sjellë gjithashtu edhe reagime të shumta. Ndërkohë presidenti i Amerikës Donald Trump ka dënuar ngjarjen, duke thënë se  protestuesit nuk duhet që të shkatërrojnë pronat në qytetet amerikane.

Burimi:abcnews.go

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota george floyd george w. bush laura shba george floyd george w. bush laura shba

Sondazh

Poll

Bota 3 Qershor 2020, 14:01

KOSOVË– Bilall Hoti, mësuesi i kryeministrit të ri, sot është parë i emocionuar që një nga nxënësit e tij shembullorë u bë kryeministër. Ai ndau gjëra inte...