Bota

E quajti hajdut/ Tentoi të ndërpriste fjalimin e Thaçit, arrestohet aktivisti i Vetëvendosjes

3 Qershor 2020, 15:41 Nga DOSJA
E quajti hajdut/ Tentoi të ndërpriste fjalimin e Thaçit,

KOSOVË- Policia e Kosovës ka arrestuar një aktivist të Vetëvendosjes. Bëhet fjalë për Veron Hasanin, i cili ka qenë kandidat për deputet në Asamblenë Komunale të Prishtinës.

Ky i fundit e quajti Hashim Thaçin hajdut dhe tentoi të futej brenda oborrit të Kuvendit, në kohën kur presidenti mbante fjalim, pas votimit të qeverisë Hoti. Gjatë arrestimit, qytetarët kanë kërkuar nga policia, që ta lënë të lirë Hasanin.

Deputetët e Lëvizjes vetëvendosje bojkotuan seancën e sotme, për votimin e qeverisë Hoti në shenjë proteste. Avdullah Hoti është kryeministri më i ri i Kosovës. Me 61 vota pro 24 kundër dhe 1 abstenim Hoti mori votëbesimin e Kuvendit. Në seancën e zhvilluar sot në Kuvend, Hoti prezantoi kabinetin e tij qeveritar, me gjithsej katër zëvendëskryeministra dhe 16 ministra. Avdullah Hoti u mandatua nga presidenti Hashim Thaçi për formimin e qeverisë së re, pas mocionit të votëbesimit që rrëzoi qeverinë e Albin Kurtit.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hathim thaci lëvizja vetëvendosje veron hasani hathim thaci lëvizja vetëvendosje veron hasani

Sondazh

Poll

Bota 3 Qershor 2020, 14:31

Greqi: Kina si investitor i fuqishëm

Pas krizës financiare 2008/09 Kina ka investuar në Greqinë e mbytur në borxhe. Ajo që në BE ka shkaktuar frikë, në Greqi është perceptuar si sinjal shpëtimi. Mb...

Bota 3 Qershor 2020, 14:01

KOSOVË– Bilall Hoti, mësuesi i kryeministrit të ri, sot është parë i emocionuar që një nga nxënësit e tij shembullorë u bë kryeministër. Ai ndau gjëra inte...