Bota

Vjosa Osmani kundër qeverisë Hoti: Varet nga Beogradi dhe nuk përfaqëson vullnetin qytetar

3 Qershor 2020, 15:25 Nga DOSJA
Vjosa Osmani kundër qeverisë Hoti: Varet nga Beogradi dhe nuk

KOSOVË- Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, në një prononcim për mediat pas votimit të qeverisë Hoti, nuk e ka mirëpritur ekzekutivin e ri. Ajo është shprehur, se një qeveri që varet nga Lista Serbe dhe Beogradi nuk mund të jetë përfaqësuese e popullit. Më tej ajo ka shtuar se ka qenë gjithmonë në krah të popullit të Kosovës, duke u renditur kundër vendimit të presidentit Hashim Thaçi.

Në radhë të parë një Qeveri e cila në tërësi varet nga Lisa Serbe – Beogradi dhe të cilës votën e 61-të ia siguroi Thaçi në kundërshtim me rolin e tij kushtetues, asnjëherë nuk mund të jetë përfaqësuese e vullnetit qytetar. Familja ime politike asnjëherë nuk ka qenë Hashim Thaçi – unë këtë ngatërrim nuk e kam bërë asnjëherë, familja ime janë qytetarët e Kosovës”, u shpreh Osmani.

Avdullah Hoti është kryeministri më i ri i Kosovës. Me 61 vota pro 24 kundër dhe 1 abstenim Hoti mori votëbesimin e Kuvendit. Në seancën e zhvilluar sot në Kuvend, Hoti prezantoi kabinetin e tij qeveritar, me gjithsej katër zëvendëskryeministra dhe 16 ministra. Avdullah Hoti u mandatua nga presidenti Hashim Thaçi për formimin e qeverisë së re, pas mocionit të votëbesimit që rrëzoi qeverinë e Albin Kurtit.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni qeveria hoti vjosa osmani qeveria hoti vjosa osmani

Sondazh

Poll

Bota 3 Qershor 2020, 14:31

Greqi: Kina si investitor i fuqishëm

Pas krizës financiare 2008/09 Kina ka investuar në Greqinë e mbytur në borxhe. Ajo që në BE ka shkaktuar frikë, në Greqi është perceptuar si sinjal shpëtimi. Mb...

Bota 3 Qershor 2020, 14:01

KOSOVË– Bilall Hoti, mësuesi i kryeministrit të ri, sot është parë i emocionuar që një nga nxënësit e tij shembullorë u bë kryeministër. Ai ndau gjëra inte...