Bota

U zgjodh kryeministri i ri/ Kush është Abdullah Hoti që sot u votua me 61 vota pro në Parlamentin e Kosovës

3 Qershor 2020, 12:41 Nga DOSJA
U zgjodh kryeministri i ri/ Kush është Abdullah Hoti që sot u

KOSOVË– Abdullah Hoti është zgjedhur sot si Kryeministër i Kosovës me 61 vota pro në Parlament. Tashmë zyrtarisht në postin e Kryeministrit, Hoti do të drejtojë kabinetin e tij qeveritar me 4 zëvendës kryeministra dhe 16 minitra. Pas mocionit të mos besimit dhe shkarkimit të Qeverisë Kurti, Hoti ka qenë kandidati i ri i propozuar për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, propozim ky që erdhi pas tërheqjes së Isa Mustafës.

3 qershori i 2020 shënoi në karrierën e tij politike marrjen e detyrës së Kryeministrit të Kosovës, por kush është Avdullah Hoti para se të zgjidhej nga Parlamenti si kryeministër?

Biografia

Kryeministri aktual i Kosovës, Abdullah Hoti ka përfunduar studimet për menaxhment dhe informatikë në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës gjatë viteve 1994-1998. Më vonë në vitet 2001-2002 ai kreu studimet e magjistraturës, për të vijuar një vit më vonë me doktoraturën për një periudhë 4-vjeçare, 2003-2007 për ekonomi në Staffordshire University, në Britaninë e Madhe.

Në 2008 ai është certifikuar nga Staffordshire University për metoda hulumtuese të studentëve të doktoraturës.

Karriera akademike dhe politike:

Abdullah Hoti është angazhuar si pedagog asistent në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1998. Në vitin 2008 është zgjedhur Profesor Asistent, ndërkaq më 2012 është zgjedhur profesor i asocuar. Në këtë fakultet jep disa kurse në studimet bachelor, master dhe të doktoratës.

Më vonë ai ka qenë pedagog edhe në Universitetin e Pejës gjatë vitit 2008-2009, si edhe në Kolegjin Dardania në Prishtinë ka dhënë lëndët e mikroekonomisë dhe makroekonomisë. Gjatë viteve 1999-2004, ka punuar në Institutin Riinvest në Prishtinë si hulumtues. Ishte anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës gjatë viteve 2007-2009. Përveç punës së tij në universitete Hoti ka publikuar gjashtë tekste, në gjuhën angleze, prej tyre dy si autor i vetëm dhe katër si bashkautor.

Ndërkohë pas eksperiencave akademike dhe në fushën e mësimdhënies, ai gjatë viteve 2006-2007, ka qenë Këshilltar i Lartë i Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Kosovës. Një vit më vonë, 2008-2009, ka mbajtur postin e Këshilltarit për Ekonomi të Kryetarit të Komunës së Prishtinës. Gjithashtu ai në vitet 2010-2013 ka mbajtur edhe postin e  Nënkryetarit të Komunës së Prishtinës.

Prej vitit 2006 Hoti është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Prej vitit 2010, është anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Nga viti 2011, ka kryesuar Këshillin e Ekspertëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ndërsa në qershor 2014, ai u zgjodh Deputet i Kuvendit  të Republikës së Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Por teksa kanë kaluar 6  vite angazhimi i tij  si deputet i LKD-së, Hoti sot mban postin e kryeministrit të Kosovës.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni abdullah hoti betimi i qeverise hoti qeveria e re ne kosove abdullah hoti betimi i qeverise hoti qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll