“S’duhet të mbyllim sytë”, Papa Françesku për vrasjen e Floyd: Nuk do ta tolerojmë racizmin
3 Qershor 2020, 12:05Nga DOSJA
ITALI- Vrasja e George Floyd, 46-vjeçarit me ngjyrë në SHBA nga polici, ka shkaktuar reagime të shumta në mbarë botën duke u ngritur në protesta për aktin diskriminues dhe vdekjen barbare të 25 majit.
Për këtë ngjarje të rëndë që tronditi jo vetëm SHBA por gjithë botën, ka reaguar edhe Papa Françesku, i cili e ka quajtur tragjike vdekjen e Floyd.
Ndër të tjera ai ka shtuar se do të lutet jo vetëm për Floydin por edhe për të gjithë ata njerëz që kanë humbur jetën për shkak të racizmit.
“Të dashur vëllezër dhe motra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me keqardhje them se jam dëshmitar i ngjarjes së fundit në kombin tuaj, pas vdekjes tragjike të George Floyd. Ne nuk duhet ta tolerojmë ose të ‘mbyllim sytë’ ndaj racizmit dhe përjashtimit në çfarëdo forme.”- ka thënë Papa.
Prej 8 ditësh në mbarë SHBA vijojnë protestat e dhunshme për vrajsen e George Floyd, 46-vjeçarit me ngjyrë që u vra barbarisht nga polici amerikan. Ky i fundit i vendosi gjunjët në fyt për disa minuta deri sa ja mori jetën. Ndërkohë në bazë të autopsisë së dytë, rezulton se Floyd ka vdekur si shkak i dhunës së ushtruar nga polici, dhe jo nga problemet e zemrës siç u tha në fillim. Për shkak të protestave kaq të dhunshme që kanë lënë edhe viktima e shkatërruar shumë biznese nëpër qytete, Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do të nxjerr ushtrinë për të vendosur nën kontroll situatën e tensionuar që është krijuar. Ditën e djeshme është mësuar se funerali i George Floyd do të bëhet më 9 qershor në Houston.
Kosovë- Ambasada amerikane në Kosovë ka reaguar për votimin e qeverisë së re. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ambasada thekson se kjo qeveri u formua n...
KOSOVË- Kryeministri i ri i Kosovë, Avdullah Hoti, ka folur pasi Kuvendi i tha votëbesimin për krijimin e qeverisë. Në një deklaratë për mediat ai u shpreh...
KOSOVË- Abdullah Hoti është Kryeministri i Kosovës. Me 61 vota pro, Hoti nga sot do të drejtojë kabinetin e tij qeveritar me 4 zëvendës kryeministria dhe 1...
KOSOVË- Kosova nga sot do të ketë kryeministrin e ri të Kosovës. Me 61 vota pro, 24 kudnër dhe 1 abstenim, Hoti ka marrë votëbesimin e Kuvendit dhe tashmë ...
SHBA– Pasditen e djeshme Presidenti amerikan, Donald Trump vizitoi Kishën Episkopale të Shën Gjonit, ndërsa shihej që në dorë mbante një bibël. Në fjalimin e t...
KOSOVË- Abdullah Hoti, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për të marrë postin e Kryeministrit ka prezantuar kabinetin e tij qeveritarë. Në fjalën e ...
BRAZIL-Brazili është një prej vendeve që po përjeton goditjen më të rëndë nga virusi Covid-19, që prej fillimit të shpërthimit të pandemisë. Ndërkohë në 24 orë...
KOSOVË- Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Abdullah Hoti, ka folur sot në seancën plenare dhe ka treguar prioritetet e...
KOSOVË- Vjosa Osmani ka refuzuar që të drejtojë sot seancën në Kuvend, ku do të betohet qeveria e re. Ajo në nisje të punimeve ka thënë se nuk do jetë në k...