Bota

Miratohet qeveria e re në Kosovë/ Ambasada amerikane: Urime për votimin paqësor, presim të vazhdojmë punën me Hotin

3 Qershor 2020, 12:03 Nga DOSJA
Miratohet qeveria e re në Kosovë/ Ambasada amerikane: Urime për

Kosovë- Ambasada amerikane në Kosovë ka reaguar për votimin e qeverisë së re. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ambasada thekson se kjo qeveri u formua në mënyrë paqësore.

“Urime për formimin në mënyrë paqësore të qeverisë së re. Presim që të punojmë me qeverinë Hoti për të vazhduar punën e rëndësishme për paqe, drejtësi dhe prosperitet, duke përfshirë edhe përpjekjet për të fuqizuar lidhjer rajonale dhe për të luftuar Covid-19.”, shprehet ambasada.

Ndërkohë i dërguari i posaçëm amerikan në dialogun Kosovë- Serbi, Richard Grenell ka mirëpritur votimin e qeverisë së re.

“E mirëpres Qeverinë e re të Kosovës dhe mezi pres që të rifillojë partneriteti me ta në dialogun me Serbinë”, thuhet në deklaratën e Grenell.

Ditën e sotme është votuar qeveria e re në Kosovë. Me 61 vota pro Abdullah Hoti është emëruar kryeministri i Kosovës.  Hoti nga sot do të drejtojë kabinetin e tij qeveritar me 4 zëvendës kryeministria dhe 16 minitra. Në një seancë të zhvilluar sot paradite, Hoti ka treguar dhe prioritet e tij në qeveri, ku u shpreh se do punojë për rimbëkëmbjen e ekonomisë dhe për dialogun me Serbinë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni betimi i qeverise hoti qeveria e re ne kosove betimi i qeverise hoti qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll