Bota

Fjalët e para të Hotit pas zgjedhjes si Kryeministër: Do t’i dalim zot vendit, do të punojmë edhe me opozitë

3 Qershor 2020, 11:51 Nga DOSJA
Fjalët e para të Hotit pas zgjedhjes si Kryeministër: Do

KOSOVË- Kryeministri i ri i Kosovë, Avdullah Hoti, ka folur pasi Kuvendi i tha votëbesimin për krijimin e qeverisë. Në një deklaratë për mediat ai u shpreh se do të ketë ndërrim të diskursit publik në vend, e se do të bashkëpunojë edhe me opozitën.

Sot në një seancë të organizuar jashtëzakonisht mirë është votuar qeveria e re, unë jam shumë i kënaqur që përfundimisht pas një punë më shumë se një muaj kemi bërë bashkë një program që i adreson nevojat më emergjente që ka shteti i Kosovës, që është lufta kundër kësaj pandemie.

Unë sot kam dhënë zotimet para deputetëve për ndërrimin e diskursit publik në vend, për të kthyer normalitet dhe siguri në jetët tona të përditshme dhe për të kthyer e për forcuar miqësitë tona ndërkomëbta,re jam i vetëdijshëm për sfidat që i kemi, jam i bindur në koalicionin që kemi ndërtuar. Do t’i dalim zot këtij vendi, duke punuar edhe me opozitën”, ka thënë ai.

Kosova nga sot do të ketë qeveri të re. Abdullah Hoti ka marrë votëbesimin e Kuvendit, pasi arriti të siguronte 61 pro dhe ka formuar kabinetin e tij qeveritar. Seanca për zgjedhjen e Hotit u zhvillua sot dhe kryeministri i ri ka treguar prioritetet e punës që ishin rimëkëmbja e ekonomisë dhe dialogu me Serbinë. Vetëvendosje ka thënë se kjo zgjedhje është jolegjitime dhe bojkotuar seancën.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti betimi i qeverise hoti qeveria hoti avdullah hoti betimi i qeverise hoti qeveria hoti

Sondazh

Poll