Aktualitet

Autoritetet doganore Shqipëri-Kosovë takohen në Korçë: Do të ketë lehtësim procedurash

31 Mars 2019, 19:09 Nga DOSJA
Autoritetet doganore Shqipëri-Kosovë takohen në

Rritja e bashkëpunimit midis dy Administratave Doganore të Shqipërisë dhe Kosovës do të bëjë që niveli i shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve të rriten ndjeshëm. Gjatë një takimi bilateral midis krerëve të Doganave të dy vendeve, organizuar në Korçë, u ra dakort që të rritet bashkëpunimi në disa fusha. Ish-drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Belinda Ikonomi, tashmë Zëvendësministre e Financave dhe Ekonomisë, vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm, ndërsa Drejtori i ri i Doganave, Arlind Gjokuta shprehu gatishmërinë për ta çuar më tej këtë nismë që tashmë është konkretizuar me projekte të shumta të përbashkëta. Ky bashkëpunimi do të intensifikohet në shkëmbimin e informacionit dhe profile risku të përbashketa, si dhe lehtësim të proçedurave për operatorët e të dy vendeve.

Drejtori i Doganave të Kosovës, Bahri Berisha, e konsideroi këtë si një lehtësi për biznesin shqiptar, duke çuar përpara vullnetin e dy Qeverive.

Lehtësitë e procedurave në dy sistemet doganore do të ulin jo vetëm kohën e procesimit për biznesin, por edhe reduktim të kostove për to.

Vullneti i të dy administratave doganore është që ndërthurja e dy sistemeve sidomos në pikën doganore të Kosoves në Durrës dhe në degën doganore të Morinës të sjellë një qasje ndryshe për sipërmarrjet e të dy vendeve.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kosovë-shqipëri lehtësim procedurash doganore marrëveshje mes dy doganave kosovë-shqipëri lehtësim procedurash doganore marrëveshje mes dy doganave

Sondazh

Poll