Aktualitet

Masakra e Tivarit/ Dëshmitari 91-vjeçar: Na urdhëruan të flinim mbi gjakun e njomë vëllezërve

31 Mars 2019, 16:07 Nga DOSJA
Masakra e Tivarit/ Dëshmitari 91-vjeçar: Na urdhëruan të

TIRANË- Sot janë mbushur plot 74-vjet nga Masakra e Tivarit, në të cilën u vranë dhe varrosën masivisht disa mijëra djem të Kosovës.

Këtë fund marsi është 74 vjetori i masakrës së Tivarit, ku partizanët komunistë të Shqipërisë, Serbisë dhe malit të zi vranë masivisht disa mijëra mijëra djem të rinj shqiptarë të Kosovës, shkruan VOAL.ch.

Tragjedia e realizuar me marrëveshje të shkruar midis udhëheqësve komunistë në Tiranë dhe Beograd u mbajt e fshehtë për dekada të tëra.

Historiani Uran Butka botoi studimin 25-vjeçar “Masakra e Tivarit dhe përgjegjësia e shtetit shqiptar” me dokumenta të shumta arkivore nga disa shtete të rajonit.

“Masakra e Tivarit është një ploje e përgjakshme dhe e pashembullt. Ajo u realizua nga shteti komunist jugosllav në bashkëpunim të plotë me shtetin komunist shqiptar të Enver Hoxhës. Qëllimi i kësaj masakre ishte për të zhdukur dhe shpërngulur shqiptarët nga Kosova, pra, për një spastrim të plotë etnik”- thotë zoti Butka.

VOAL.ch, ka zhvilluar një intervistë  me një 91-vjeçar Aliriza Hashani, i lindur në Prishtinë më 1 dhjetor 1927, i cili ishte bërë me dhunë pjesë e ushtrisë komuniste të ish-Jugosllavisë.

Ai tregon sesi janë detyruar që të flenë mbi gjakun e njomë të shqiptarëve të vrarë në Masakrën e Tivarit, ndërsa udhëtonin nga Prishtina drejt Shqipërisë.

“Në Shkodër kemi ndejur 4 ditë, të lodhur e të mërzitur shumë, sidomos kur mësuam për Masakrën e Tivarit. Por, nuk e dinim se pas tri ditë udhëtimi, Shkodër-Tivar, do na urdhëronin, me dhunë, të flinim mbi gjakun e njomë të vëllezërve tanë”, shprehet ai.

Duke treguar se çfarë ai kishte parë gjatë këtij udhëtimi shton: “Posa arritëm në Tivar, i shihnim plisat e bardhë, duke notuar mbi ujin e Detit Adriatik. Aty na detyruan, qëllimisht, për të na frikësuar sa më shumë, të flinim në kazermat, ku ende gjaku i shqiptarëve të masakruar, nuk ishte tharë. Nëpër dysheme e mure, deri në plafon, tavan, vinte erë e rëndë, ishte trishtim i madh…!”

Historiani Uran Butka, në shkrimin e tij “Masakra e Tivarit dhe përgjegjësia e shtetit shqiptar”, shprehet:

“Pala shqiptare u tregua e gatshme. Më 12 shtator 1944 komandanti i përgjithshëm i UNÇSH, E. Hoxha, i dha urdhër Korparmatës III të përgatiste dhe të niste menjëherë dy brigada për në Kosovë. Kështu u dërguan në Kosovë Brig. III dhe V nën komandën e Shefqet Peçit.

Dërgimi i brigadave partizane të Shqipërisë në Kosovë u mbajt në konspirativitet edhe për britanikët, ndonëse ata ishin aleatë dhe ndihmonin Luftën Nacionalçlirimtare në Shqipëri dhe Jugosllavi. Enver Hoxha porosiste Dali Ndreun, komandantin e Korparmatës I: “Të mos i tregohet inglizëve objektivi i brigadave V dhe III, që do të shkojnë në Kosovë”.

Titoja thirri brigadat dhe divizionet e Ushtrisë NÇ të Shqipërisë “për të luftuar kundër armikut dhe reaksionit”, por i përdori kryesisht në luftën kundër “reaksionit shqiptar”.

Në këtë masakër, humbën jetën rreth 4 mijë shqiptarë të Kosovës.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 4000 shqiptarë të vrarë enver hoxha masakra e tivarit përgjegjësia e shtetit shqiptar tito 4000 shqiptarë të vrarë enver hoxha masakra e tivarit përgjegjësia e shtetit shqiptar tito

Sondazh

Poll